“Windows 8 touch laptop” me çmime më të ulëta

Pritet që, në rast se “Microsoft” implementon uljen e çmimit të licencimit të sistemit operativ “Windows 8”, atëherë do të ulen edhe çmimet e laptopëve që përdorin sistemin operativ “Windows 8”.

Kjo ulje e çmimeve do të mund të jetë nga 10 deri 20%, thonë disa burime në Tajvan. Burimet e njëjta thonë se, pa marrë parasysh veprimin në fjalë, “Microsoft” pret zbritje të çmimeve për rreth 10%. Por, nëse “Microsoft” ia del që të ulë edhe çmimet e licencimit, atëherë zbritja e përgjithshme do të mund të ishte deri në 20%. Ulja e çmimeve nga ana e prodhuesve të kompjuterëve do të mund të bëhet e domosdoshme, sepse produktet e bazuara në “Windows 8” nuk janë duke u shitur aq mirë, prandaj prodhuesit dhe MS do të kishte nevojë për ndryshime dramatike./kosovasot/kohaislame

Artikulli paraprak“Firefox 19.0.2”
Artikulli vijuesLaFerrari, “bisha” e kuqe