Në Detin e Zi është gjetur gazi i parë natyror

Korporata turke e hidrokarbureve (TPAO) në sondazhin që është duke bërë në thellësitë e Detit të Zi në vendin e quajtur Istranca ka zbuluar rezerva gazi në thellësinë 3 mijë e 600 metra.

Punimet që janë bërë kohët e fundit i kanë shtuar shpresat për hidrokarbure në Turqi, vend që importon plotësisht të gjithë naftën dhe gazin natyror që ka nevojë.

Korporata turke e hidrokarbureve (TPAO) ka realizuar objektivin e parë konkret në punimet që ka nisur për eksplorimin e hidrokarbureve në rajonin e Detit të Zi.

Punimet e sondimit zhvillohen në bashkëpunim me kompani gjigande ndërkombëtare dhe në thellësinë 3 mijë e 600 metra TPAO ka gjetur rezerva gazi natyror.

Shpimi ka filluar me platformën eksploruese “Jupiter” dhe objektivi ka qenë për të zbritur deri në thellësinë 3 mijë e 900 metra.

Nga ana tjetër është saktësuar prania e rezervës së gazit në pusin e shpuar duke djegur gazin natyror. Tani do të fillojnë punimet për llogaritjen e sasisë së gazit natyror në Istranca. Pritet që këto punime të zgjasin 6 deri në 12 muaj.

Me zonën ku janë gjetur rezerva gazi interesohet nga afër edhe kompania gjigande “Shell”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBerlini i ndalon hyrjen Teri Xhonsit
Artikulli vijuesWindows Phone ende në ngecje