Kuvendi sot diskuton privatizimin në Kosovë

Në seancën e sotme, pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët pritet të zhvillojnë debatin parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, sipas kërkesës së disa deputetëve.

Po ashtu do të shqyrtohen edhe tri raporte (për vitin 2011) të agjencive që i përgjigjen Kuvendit: Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe Raporti vjetor i performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011./koha/kohaislame

Artikulli paraprakWindows Phone ende në ngecje
Artikulli vijuesAfganistan, sulmi i NATO-s vret 8 gra