Xhaferi akoma në gjendje kome

Gjendja shëndetësore e ish-liderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi vazhdon të jetë e rënduar edhe sot.

Mjekët e Klinikës për Neurokirurgji në Shkup bëjnë të ditur sot se Xhaferi është në gjendje të rëndë të komës, bënë të ditur INA.
Xhaferi parmbrëmë me urgjencë ishte shtrirë ne Klinikën e Shkupit, pasi që nga të afërmit e tij ishte gjetur në banesën e tij në Tetovë me vetëdije të humbur. Kryetari aktual i Kuvendit të PDSH-së gjatë kohë po ballafaqohej me sëmundjen e Parkinsonit. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakPinterest tani hapet për të gjithë
Artikulli vijuesManaferra e pasur me vitamina