Xhami, kishë dhe sinagogë ne aeroportin e Stambollit

Aeroporti Sabihat Xhukshan që gjendet në pjesën aziatike të Stambollit, u ofron ithtarëve të tre feve “qiellore”, islamit, krishterimit dhe hebraizmit, të luten në ambientet përkatëse të secilit.

Sipas burimeve të informacionit, përbri faltores së myslimanëve brenda ambienteve të aeroportit, është caktuar dhe një ambient për të krishterët dhe një tjetër për hebrenjtë. Administrata e aeroportit i ka pajisur këto ambiente me librat e shenjtë të çdo feje dhe në dyert ka vendosur simbolet e secilit për tu dalluar. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakPrinci Harry: Kam vrarë muslimanë të pafajshëm në Afganistan
Artikulli vijuesAfganistan: Rreth 30 të vrarë nga sulmi ajror i amerikanëve