Xhamia e Gradecit ka përgatitur 500 pako për refugjatët sirian

Xhamia e Gradecit sot në Tabanoc do të dërgoj 500 pako ushqimore për refugjatët sirian, transmeton zhurnal.mk

Ky është raundi i dytë i aksionit me moton:” Ndihmo edhe ti refugjatët sirian”, i cili realizohet nga ana e xhematit të kësaj xhamie.
Sipas organizatorëve aksioni vazhdon dhe janë të mirëseardhura kontributet e secilit.
“Këtë aksion e kemi nisur me qëllim që t`i dalim në ndihmë refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Sot është raundi i dytë ku jemi të kënaqur nga rrjedha e deritanishme.
Aksioni do të vazhdoje edhe ma andej, pasi që nevojat për t`i dal në ndihmë këtyre njerëzve janë tejet të mëdha. Falënderojmë të gjithë ato që na përkrahën dhe i ftojmë që të vazhdojnë me përkrahjen e tyre si dhe të zgjerojnë thirrjen për bashkëpunim me qëllim që këtyre njerëzve t`i bëhet sa më i lehtë udhëtimi për në botën perëndimore”, deklaroi per ZHURNAL Shefki Idrizi, kryetar i Këshillit të Xhamisë në fshatin Gradec.
Artikulli paraprakFOTO: Lëvizja BESA vizitoi fshatin Llabunishtë
Artikulli vijuesPolicia zbuloi djelmoshat që helmuan nxënësit në Çair