Xhamia e Namazgjasë “fiton” edhe një betejë në gjykatë!

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Institutit të Çështje Kombëtare dhe Shoqatës për Zhvillimin e Qëndrueshëm Eracional, të cilët kundërshtonin projektin për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë përpara ndërtesës së Parlamentit, shkruan OraNews.

Kërkesa e paditësve ishte kundër vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa palë e tretë ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Paditësit pretendonin se leja ishte dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e xhamisë me pretendimin se shkatërrohen pemët dhe mjedisi.

Tashmë, pala që ka humbur gjyqin mund të bëjë padi në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 15 ditëve pas shpalljes së vendimit. Vendimi është marrë sot (24.05.2016) nga gjyqtari Emiljano Ruli.

Kujtojmë se çështja ka shkuar edhe më herët në dyert e gjykatave.

asga

Artikulli paraprak“Bota me rrota”: Kur Siria mirëpriste refugjatët europianë të ikur nga tmerri i luftës; ja si i trajtonte …
Artikulli vijuesPërqafimi mes papës dhe imamit të madh të Al Azhar: takimi është vetë mesazhi