Nëse djali apo vajza ju thotë se po bën detyrat në smartfonin e vet, ndoshta po thonë të vërtetën. Mbi 1/3 e adoleshentëve në SHBA janë përgjigjur se i përdorin telefonët e tyre për të bërë detyrat e shtëpisë.
Këto janë statistika që vijnë nga kompania TRU, e specializuar në ekzaminimin e të dhënave lidhur me adoleshentët dhe të rinjtë. “Adoleshentët dhe nxënësit e shkollave 8-vjeçare po i përdorin pajisjet e tyre mobile jo vetëm për argëtim.
Ata janë rritur me këtë teknologji”,- u shpreh Kristi Sarmiento, drejtore kërkimi në TRU. Smartfonët përdoreshin në shtëpi për detyrat e shkollës nga 39% e 11 – 14 vjeçarëve. 31% e të pyeturve shprehen se detyrat i bëjnë në tabletin e tyre ndërsa rreth 65% përdorin laptopin.
Përdorimi në shkollë nga ana tjetër ishte më i ulët; 31% e studentëve thanë se përdorin laptopë, 18% e tyre punonin në tablet dhe 6% në smartfon. Sondazhi përfshinte në vetvete 1000 nxënës dhe u krye online.
Rezultatet tregonin se përdorimi i smartfonëve rritej me rritjen e moshës. Në SHBA, jo të gjitha shkollat i lejojnë nxënësit të përdorin pajisjet mobile, por në ato ku lejohej, mbi ¾ e tyre thanë se shkolla ofronte laptop dhe 55% e tyre përdornin tabletët e shkollës. (CIO
You Might also Like
Hoxhaj: Kujdes nga Viber – mbledh të dhënat nga telefonat tuaj
Mentor Hoxhaj, mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sonte në emisionin…
By
Redaksia
4 Min Read
Pyetjet që nuk u bënë kurrë për Note 7
Anulimi i shitjeve të Galaxy Note 7 është një katastrofë për Samsungun dhe gjithë sektorin…
By
Redaksia
2 Min Read
2013: Samsung shet 25 milionë telefona në muaj
Samsung Electronics është duke parashikuar profit rekord i cili arrin vlerën prej 7.7 miliardë dollarësh,…
By
Redaksia
1 Min Read
Pamjet e para të Samsung Galaxy S5?
Një raport i ri i publikuar nga mediat koreane jep detaje të reja për pamjen…
By
Redaksia
2 Min Read
HP shfaqet me një Notebook Envy M4, 2 Pavilion Sleekbook
Duke ja shtuar listës së madhe të aparateve që janë gati të shfaqen në të…
By
Redaksia
2 Min Read
Samsung prezanton Galaxy Core Advance
Samsung ka shtuar edhe një model të ri të telefonit të mençur në linjën e…
By
Redaksia
1 Min Read
