Yıldırm: Do të kundërpërgjigjemi me masat më të ashpra

0
425

Kryeministri i Turqisë përsëriti se ngjarjet e fundit në Holandë do të kenë pasoja dhe se do të jepet përgjigje e duhur

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırm tha se ndalimi i ministrave turq për të mbajtur fjalime në tubime në Holandë është e papranueshme dhe do të kundërpërgjigjen me masat më të ashpra, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është e qartë se ka probleme në politikën e brendshme të Holandës, zgjedhjet do të mbahen më 14 të këtij muaji. Ne mendojmë se ajo që ne kemi përjetuar sot, është situatë e cila krejtësisht është shkaktuar nga politika e brendshme në Holandë. Por cilat do arsye të kenë qenë, për ne kjo është e papranueshme në asnjë mënyrë, dhe me siguri do t’ua kthejmë me masën më të rëndë”, tha Yıldırm në një intervistë për kanalin televiziv 24 TV.

Ai tha se Holanda nuk ka respektuar asnjë rregull diplomatik dhe të mirësjelljes dhe u bëri thirrje shtetasve turq në Holandë që të largohen nga rrugët, të jenë të qetë dhe të arsyeshëm.

Yıldırm tha se përgjigjen më të mirë ndaj autoriteteve holandeze do të japë populli turk më 16 prill, kur në Turqi do të mbahet referendumi mbi një sërë ndryshimesh kushtetuese.

Kryeministri i Turqisë përsëriti se ngjarjet e fundit në Holandë do të kenë pasoja dhe se do të jepet përgjigje e duhur.

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betul Sayan Kaya, u kthye të dielën nën përcjellje të policisë në kufirin gjerman pas një pritjeje gati pesë orëshe përpara konsullatës në Roterdam, kurse qytetarët që ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje u shpërndanë me forcë.

Autoritetet holandeze penguan Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministren e politikave sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya që të vizitojnë misionet diplomatike të Turqisë në këtë vend dhe të takohen me komunitetin turk në Holandë.