Zaev: Mbi 10 mijë votues të dyshimtë në listë

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka publikuar raportin e listës zgjedhore sipas analizave të partisë së tij.

Ai ka paraqitur disa parregullsi me listën zgjedhore, ku një ndër më të diskutueshmet janë ato me votues inekzisten dhe me votues të vdekur.
“Për shembull pyetja: askush nuk jeton në këtë adresë, përgjgija ka qenë: Në këtë adresë nuk jeton personi me këto të dhëna. Këto përgjgije do të thonë se ata votues duhet të fshihen nga lista zgjedhore. Në vendin ku nuk ka shtëpi janë regjistruar 40 votues. Këto janë absurde, shpresoj që ky organ i pavarur që së bashku e krijuam do të jetë i tillë. Në pyetjen askush nuk jeton në këtë adresë, janë 10 938 votues që duhen fshirë” , tha Zaevi, raporton Alsat-M.

27 mijë votues të tjerë sipas LSDM-së janë që kanë ndërruar adresat apo që ndodhen në diasporë, që sipas Zaevit kanë të drejtë të votojnë. Ai ka këmbëngulur edhe një herë për përmushjen e kushteve elementare për zgjedhje më 5 qershor.

“Do t’i përsëris edhe një herë parimet: zgjedhje të rregullta, fer dhe demokratike, rikthimin e drejtësisë në Maqedoni, depolitizimi dhe demokratizimi i institucioneve, si dhe duke qëndruar në krah të të gjitha vlerave universale dhe evropiane, seps të gjithë qytetarët meritojnë që në mënyrë të barabartë t’i konsumojnë këto vlera”, theksoi Zaev.

Lidhur me suspendimin e të gjitha vendimeve të minsitarve të LSDM-së Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski, Zaev ka thënë se ata akoma janë në pozicionet e tyre. Këto deklarata Zaev i ka bërë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me kryetarin e PEI (Partia për të Ardhmen Evropiane), Fiat Canovski.

Artikulli paraprakTeoria e re e mediave amerikane: “Panama Papers” u krijua nga Putin!
Artikulli vijuesNë Mynih hapet panairi më i madh në botë i ndërtimit