Zakonet që ju shkaktojnë fryrje barku

Ndërpritni këto zakone për të eleminuar barkun-tollumbac.
Ju hani shumë shpejt.
Jeta në ditët tona ka një ritëm shumë të shpejtë. Por duhet të konsideroni të shpenzoni pak më tepër kohë në tavolinë pasi ngrënia e shpejtë, bën të mundur kalimin e ajrit të tepërt në stomak si dhe copave të mëdha të ushqimit për të cilat stomakut do t’i duhet më tepër punë për t’i tretur.

Konsumimi i tepërt i fasuleve.
Fasulet e të gjitha llojeve dhe therrëzat, janë një burim i pasur proteinash, por fatkeqsisht karbohidratet e tyre kanë tendencën të jenë të patretshme dhe kjo shkakton fryrje.

Ushqimet e paketuara.
Fryrja mund të shkaktohet edhe nga ushqimet e paketuara të cilat kanë përmbajtje të lartë sodiumi. 

Konsumimi i pjeve me gaz.
Është shumë e thjeshtë: të njëjtat flluska që e bëjnë pijen të gazuar, janë ato që shkaktojnë dhe atë fryrjen e bezdisur të barkut.

Dietat dhe konsumimi i ushqimeve me pak kalori.
Ëmbëlsuesit artificialë gjenden shpesh në produktet dietike dhe shpesh janë shkaktarë të fryrjes.

Ngrënia e darkës shumë pranë orarit të fjetjes.
3-4 orë para fjetjes, është koha ideale për të konsumuar darkën. Nëse ju nuk keni mundësi të hani kaq herët para se të flini, atëherë konsumoni diçka të vogël, si një frut ose kos. Më pas mund ta rifurnizoni trupin me ushqim në mëngjes, kur metabolizmi është më i shpejtë.

Ju injoroni simptomat e alergjive nga ushqime të ndryshme.
Njerëzit, trupi i së cilëve nuk tret glutenin ose janë intolerantë ndaj laktozës, priren të kenë probleme me tretjen dhe fryrje. Nëse vëreni simptoma të tilla, mos ngurroni të kërkoni një test alergjie nga ushqimet.

Përtypja e çamçakëzit ose e karameleve.
Përtypja e çamçakëzit ose e karameleve jua mban gojën të zënë, por njëkohësisht ju kaloni dhe një sasi të tepërt ajri që shkakton fryrjen barkut. E njëjta gjë ndodh edhe me konsumimin e pijeve me pipë.

Artikulli paraprakKëshilla të çuditshme por të shëndetshme
Artikulli vijuesPetro-Sekularizmi!