Zanatlinjtë ia zgjasin jetën plisit

Kapuçi i bardhë, që për shqiptarët gjithnjë ka qenë simbol identiteti, plisi i punuar me lesh delesh, konsiderohet si veshja, aksesori më tradicional i shqiptarëve, për shekuj me radhë.

Thuhet se punimi i plisit është trashëguar nga Ilirët, të cilët duke parë zhvillimin e blegtorisë, kanë filluar të mbledhin leshin e deleve dhe gradualisht me përpunimin e tij e prodhuan plisin.

Qyteti i Prizrenit, që njihet si qytet ku puna e dorës dhe e zanatlinjve ka mbijetuar edhe deri në ditët e sodit, ka zanatlinj të shumtë, e ka edhe punues të plisit. Mjeshtër të kësaj tradite është familja Gjurgjealo nga Prizreni, të cilët kanë më shumë se 4 gjenerata që merren me prodhimin e plisit.

Ndonëse në Prizren edhe kanë punëtorinë e tyre ku mbledhin leshin nga komuna e Dragashit, Meriton Xhurgjealo tregon se këtë profesion e ka marrë nga i ati i tij së bashku me vëllanë Sezginin, që sot punojnë së bashku në prodhimin e plisit, si të vetmit në rajon.

Vetë Meritoni tregon se tashmë ka kohë kur edhe çmimi edhe sasia e prodhimit kanë rënë dukshëm në interesim të qytetarëve.

“E dua këtë zanat, kam dëshirë ta trashëgoj edhe tek fëmijët e mi, por duke i parë rrethanat, nuk e di se a do të vazhdojmë edhe më tej me këtë prodhimtari” tha Gjurgjealo.

Ndërsa për qytetarët plisi ka rëndësi, ata thonë se nuk duhet të humbet në asnjë mënyrë kapuçi ngase me këtë shqiptarët janë etiketuar kado që u ka rënë to shkojnë. Zenel Koçinaj, një i moshuar nga Prizreni, tregon se si fëmijë ka pasur dëshirë që ta ketë plisin në kokë. Nuk e ka menduar asnjëherë që ta heqë atë deri sa të jetojë.

“Plisi të bën të identifikueshëm ngado që të shkosh, tashmë jam mishëruar me të edhe pse tashmë edhe unë vetë njihem me “ai plaku me kapuq të bardhë”, tha Koçinaj.

Mirëpo, Meritoni thotë se ne shqiptarët do ta kemi problem mospërdorimin e kapuçit, ngase deri më tani bota na ka njohur me të, edhe pak vite do të shkojnë e plisi nuk do të bartet, mendon ai, duke pasur në dorë këtë profesion dhe duke përcjellë vazhdimisht.

“Nuk merrem me ndonjë profesion tjetër, nuk e di edhe sa do të bartet plisi por, do të mundohem deri në fund që të mos harrohet nga ne” u shpreh ai.

Ndonëse shitja më e madhe e plisave në rajonin e Prizrenit varet shumë gjatë festës së 28 Nëntorit dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ngase vetëm atëherë vetë Gjurgjealo tregon se edhe e ul çmimin e shitjes edhe prodhon një numër më të madh të tyre.

“Tashmë me profesionin që e kam, pres vetem festat kombëtare se nuk është duke u shitur ashtu siç më parë ka ndodh”, tregon Meritoni. Ndër tjera ai tregon se me 5 euro që e shet një plis aty nuk është e mundshme të paramendohet se sa procedurë e madhe është për t`ia dhënë formën plisit nga gjithë ai lesh i mbledhur.

Mënyra e mbajtjes së plisit dallon nga njëra krahinë në tjetrën. Krahina e Lumës mban plisin e rrafshët ndërsa ajo e Hasit mban plisin me maje. Qytetarët e Lumës janë ata që e përdorin dhe e mirëmbajnë më shumë, ngase tek Meritoni bëhet edhe mirëmbajtja e plisit i cili ka një qëndrueshmëri deri në katër apo pesë muaj.

Ndërsa krahina e Hasit që e mban plisin me maje të ngritur, procedura e mirëmbajtjes është e njejtë si ajo e Lumës, mirëpo shitja e tyre thotë ai se është më e rrallë.

“Deri sa t`jetojnë këta plismbajtës unë do të punoj, se vetëm këta që i kam nuk më është shtuar ndonjë myshteri tjetër, po i mbaj këta e më tutje të shohim” u shpreh Gjurgjealo.

Plisi si traditë, plisi si nevojë, e plisi edhe si zbukurim, i cili i ka ndjekur shqiptarët për kohë të gjatë, duket se tash do të mbetet vetëm në dëshirën dhe dashurinë ndaj tij, vetëm të disa zanatlinjve.kohaislame

Artikulli paraprakSerbia theri 70.000 shqiptarë dhe dogji 600 fshatra shqiptare
Artikulli vijuesShpëtimi është në sistemin bankar islam