Londër, Britani e madhe, 28 Maj NOA – Shpikja e telefonit celular mund të lidhet me vitin 1922 dhe kjo pasi është parë përdorimi i tij në një film të vjetër të britanik.
Film pa zë tregon dy gra duke ecur përgjatë një rruge në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një pjesë të këtij filmi teksa përshkojnë rrugën amerikane dhe ndalen pranë një pike zjarrfikësish, shihet një grua e cila mban në dorë një telefon në formë kutie dhe e lidh atë me një fije. Kjo fije lidhej me një çadër, e cila me sa duket përdoret në vend të antenës së celularit dhe kur gruaja hap çadrën atëherë ajo nis të bisedojë nëpërmjet tij.
Siç tregohet dhe në film ajo i kërkon centralit, dëgjimin e një kënge dhe kjo mund të themi se është dhe një shpikje tjetër që ka të bëjë me lidhjen e muzikës nëpërmjet celularëve.
Filmi u gjet në një arkiv filmash britanikë. Zëdhënësi Mark Harris tha se “është e mahnitshme që gati 90 vjet më parë ka pasur teknologji të telefonisë mobile dhe muzikës në lëvizje që në fakt mesa duket në film, nuk ishte vetëm duke u menduar, por edhe duke u provuar”.
Po ashtu, z.Harris, shtoi: “Ne jemi mësuar me bindjen se teknologjia e nisi lulëzimin e saj në vitet 1950 dhe ’60, por ky film tregon të kundërtën”./kumti.com