Më shumë se gjysma e refugjatëve në botë në 10 shtete

0
253

Kriza më e madhe me refugjatët pas Luftës së Dytë Botërore tregon se 57 përqind e personave që janë shpërngulur nga vendet e tyre kanë gjetur strehim në 10 shtete

Kriza më e madhe me refugjatët pas Luftës së Dytë Botërore tregon se 57 përqind e personave që janë shpërngulur nga vendet e tyre kanë gjetur strehim në 10 shtete. Ndërsa Turqia ndodhet në krye të kësaj përqindjeje duke strehuar 3.1 milionë persona të cilët kërkojnë mbrojtje, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) për vitin 2015 flasin se në të gjithë botën ndodhen 21.3 milionë refugjatë, ndërsa 65.3 milionë të tjerë janë shpërngulur nga vendet e tyre.

Sipas UNHCR-së në vitin 2015 mesatarisht në çdo minutë 24 persona kanë mbetur pa shtëpi, që nënkutpon se çdo ditë më shumë se 34 mijë persona kanë qenë të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

Madje, thuhet se 51 përqind e refugjatëve janë të moshës nën 18 vjeç. Gjithashtu vërehet se në vitin 2015 janë kthyer në shtëpitë e tyre 201 mijë e 400 refugjatë nga të cilët shumica e tyre përbëhen nga refugjatët afganë.

Turqia në krye të listës

Turqia ndodhet në krye të vendeve që strehojnë dhe pranojnë personat që kërkojnë mbrojtje, ku sipas të dhënave dhjetor 2016 të Drejtorisë së Përgjithshme të departamentit të migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme theksohet se në Turqi ndodhen në total 3.1 milionë refugjatë. Turqia më këtë shifër del në plan të parë si vendi i parë që strehon popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë.

Nga personat që Turqia strehon vihet në dukje se nga 2.8 milionë personat që ndodhen nën mbrojtjen e përkohshme e përbëjnë sirianët, ndërsa pjesa tjetër e mbetur prej afërsisht 291 mijë persona janë persona të cilët kanë ardhur nga vendet si Iraku, Afganistani, Irani, Somalia dhe vendet e tjera.

Vendet e tjera

Në të dhënat e UNHCR-së për vitin 2015 vihet në dukje se 9 vendet që kanë strehuar më shumë refugjatë sipas numrit të refugjatëve radhiten si më poshtë:

Pakistani (1.6 milionë), Libani (1.1 milion), Irani (979.400), Etiopia (736.100), Jordania (664.100), Kenia (552.000), Uganda (428.400), Çadi (420.000), Sudani (356.200).

Refugjatët më së shumti nga Siria

Siria radhitet në vendin e parë me numrin e refugjatëve ku në të gjithë botën janë 4.9 milionë sirianë, ndërsa më pas Afganistani me 2.7 milionë dhe Somalia me 1.1 milionë refugjatë që ndodhen në vendet e tjera.

Bëhet e ditur se pothuajse të gjithë refugjatët që ndodhen në Paksitan përbëhen nga personat e ardhur nga Afganistani. Ndërsa Turqia strehon 30 përqind të personave nga Pakistani dhe Libani që kanë nevojë për mbrojtje.

Sipas të dhënave për vitin 2015 theksohet se në total 10 shtete strehojnë 57 përqind të refugjatëve.

IOM lëvdata Truqisë

Drejtuesja për Informim Publik dhe Komunikimin në zyrën e Turqisë të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Abby Dwommoh, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se nuk janë vlerësuar mjaftueshëm sakrificat dhe mikpritja e treguar nga Turqia.

“Barra e shkaktuar nga problemi i refugjatëve duhet të ndahet nga e gjithë bota dhe jo vetëm nga një rajon gjeografik i vetëm”, tha Dwommoh.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i IOM, William Lacy Swing, në një deklaratë për gazetarin e AA-së gjatë vizitës së tijë të kryer këtë muaj në Turqi theksoi se shprehin një përgëzim të madh duke vlerësuar bujarinë që Turqia ka treguar duke strehuar popullsinë më të madhe në botë të refugjatëve.

“Po mbani një barrë të madhe. Kjo përbën një shembull edhe për palët e tjera që duhet të ndajnë këtë përgjegjësi. Po vlerësohen shumë pak sakrificat që Turqia bën duke mbajtur dyert e kufijtë e hapur. Ky është menaxhimi human i kufijve, menaxhimi i vërtetë i kufijve”, tha Swing.

Pasi kishte vënë theksin se në opinionin ndërkombëtar ka një mungesë në ndjenjën e përgjegjësisë së përbashkët, Swing tha se politika që Turqia po ndjek në çështjen e refugjatëve është në cilësinë e një shembulli për botën.

Swing ka theksuar se Turqia jo vetëm që po i strehon refugjatët, por ajo nëpërmjet Komandës së Sigurisë Bregdetare në vitin 2016 ka shpëtuar nga vdekja 37 mijë refugjatë.

Evropa

Pas shpërthimit të krizës së refugjatëve në vitin 2015 dhe pasi ato u drejtuan drejt Evropës, kriza e refugjatëve u bë një çështje e debatueshme serioze, sidomos në fushatën e politikanëve të krahut të djathtë.

Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për kontrollin e kufijve, Frontex, shifra e përgjithshme e personave që kanë mbërritur në Evropë duke marrë parasysh një udhëtim shumë të rrezikshëm madje edhe vdekjen për vitin 2015 është 1.8 milionë.

Ndërsa sipas istatistikave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) 10 vendet e BE-së që kanë strehuar më shumë refugjatë për vitin 2015 janë radhitur si më poshtë:

Gjermania (316.115), Franca (273.126), Suedia (169.520), Austria (153.119), Italia (118.047), Holanda (88.536), Norvegjia (50.389), Belgjika (35.314), Greqia (16.121), Danimarka (16.000).