Zbulohet identiteti i autorit të sulmit terrorist në Stamboll

Sipas një raporti mjeko-ligjor të policisë, sulmuesi u identifikua duke krahasuar gjakun me mostrat e gjakut të marra nga të afërmit e tij

 

STAMBOLL (AA) – Sulmuesi vetëvrasës i cili mori jetën e katër personave të shtunën në Stamboll është identifikuar si Mehmet Öztürk. Identiteti i tij është bërë publik pas përfundimit të testeteve të ADN-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti mjeko-ligjor të policisë, sulmuesi u identifikua duke krahasuar gjakun me mostrat e gjakut të marra nga të afërmit e tij.

Shpërthimi vrau pesë persona, duke përfshirë edhe vetë Ozturk, dhe plagosi 39 të tjerë.

Artikulli paraprakVriten 13 terroristë në Turqinë juglindore
Artikulli vijuesTurqia fiton çmimin “mbrojtësi i palodhur” për strehimin e 2.7 milionë sirianëve