Disa dokumente të publikuara nga agjencia ‘DC Leaks’ e ngjashme me ‘Wikileaks’ ka publikuar skandalin rreth milionerit George Soros dhe ndikimin e tij për të korruptuar Evropën, SHBA-në, madje dhe Gjykatën e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“DC Leaks” ka publikuar 2.500 dokumente të rrjedhura nga serverat e “Fondacionit Shoqëria e Hapur Soros” dhe disa organizatave të tjera të milionerit të korruptuar, që datojnë nga viti 2008 deri në ditën e sotme.
George Soros ishte i interesuar mbi ligjin e imigracionit dhe i bëri presion Gjykatësve të Gjykatës së Lartë që të miratonin përpjekjet e Obamas për ta rishkruar ligjin ekzistues të imigracionit. Në një dokument shtetëror thuhej se “Ata po kërkojnë të ndikojnë tek gjykatësit me shpresë se do sigurojnë një vendim të favorshëm në SHBA dhe Teksas, nëpërmjet investitorëve”.
E megjithatë, mediat kryesore kanë mbajtur të fshehtë çdo gjë që ka të bëjë me Sorosin. Jo për shkak se kjo nuk përbën interes apo rëndësi, por pa dyshim sepse ai ka lidhje me industrinë e medias. Vetëm faqet konservatore të lajmeve e kanë publikuar këtë informacion për publikun.
Këto dokumente tregojnë gënjeshtrat dhe korrupsionin që ka ardhur nga duart e George Soros, një njeri shumë i afërt me Hillari Klinton, prej vitesh tashmë. E pra, ju besoj se e dini çfarë ndodh kur fle në një shtrat me qentë. Të ngjiten pleshtat!
Dokumentet tregojnë se Soros kishte manipuluar shumë zgjedhje evropiane në vitin 2014. Ai kishte një “Listë projektesh mbi zgjedhjet evropiane të 2014-ës”
Dokumentet listojnë 90 projekte vetëm për 2014-ën. Nëse ai ishte i përfshirë gjerësisht në vitin 2014, vështirë të imagjinohet se është ndalur këto kohë. Ai gjithashtu dha 4 milion dollarë për grupet anti-izraelite në mënyrë që të “sfidonin politikat raciste dhe anti-demokratike të Izraelit.”
Soros planifikoi t’i dorëzonte 200.000 dollarë “Qendrës amerikane për Politikat” për të nisur një fushatë kundër konservatorëve. Në vitin 2015, Shoqëria e tij e korruptuar dha 650,000 dollarë për të “investuar në asistencë teknike dhe mbështetje për grupet e lëvizjes “Black Lives Matter”.
Dhe është padyshim më shumë se rastësi që këto fonde erdhën pasi lëvizja “BLM” u bë më e ashpër dhe e urryer, jo më një lëvizje ” paqësore” sic kishin ata pretenduar se ishte. Këto dokumente gjithashtu tregojnë se “Shoqëria e Hapur Soros” do të përdorte “rrjete të gjera” për të sjellë më shumë refugjatë pas largimit të Obamas.
Çdokush që ka kaq shumë fuqi dhe ndikim, meriton të shqyrtohet dhe të “mbahet nën vëzhgim” nga mediat kryesore. Ata e bëjnë këtë kundër kujtdo që nuk është liberal, por duket se Sorosi është i mbrojtur nga kontrolli, edhe pse ai e meriton po aq sa Hillary Clinton.
Gjatë gjithë zgjedhjeve, Soros duket të ishte mësuesi dhe Hillary Clinton thjesht një kukull
Vitin e kaluar, ai dha 7 milionë dollarë për Hillary Clinton. Mesa duket, edhe nëse ajo do të ishte zgjedhur Presidente, ai që do të kishte qenë në pushtet do të ishte Soros dhe demokratja./kumti.com