Zbulohet një depo me 25 tonë material me shkallë të lartë toksike në Beograd

Zyrtarët e Serbisë thonë se kanë zbuluar depo të materialit me shkallë të lartë toksike, i vendosur në mënyrë ilegale në kontejnerë në një pronë private afër kryeqytetit, Beograd.

Ministria e ambientit e Serbisë ka njoftuar mbrëmë se depot e fshehta me afro 25 tonelata të mbeturinave kimike ishin vendosur në një gropë në territorin e qytetit Obrenovac, afro 50 kilometra në jugperëndim të Beogradit.

Një zyrtar i ambientit u tha gazetarëve se ky aksion i policisë ka ndihmuar në shmangien e një “katastrofe ambientale”.Zyrtarët thanë se po zhvillohen teste për të përcaktuar nëse këto mbeturina e kanë helmuar tokën dhe puset në afërsi.

Policia tha se pronari i kapacitetit, ku është gjetur ky material, është arrestuar dhe ai mund të ballafaqohet me akuza për rrezikim të sigurisë publike./Kumti.com

Artikulli paraprakPresident, lirojeni Gjeneral Sylejman Selimin
Artikulli vijuesA do të amnistohen deputetët që hodhën gaz në Kuvend?