Online-propaganda apo propaganda në internet, nëpërmjet faqeve të rrejshme informative e kanë vërshuar internetin në disa muajt e fundit dhe një pjesë e tyre e kanë origjinën nga Maqedonia, shkruan gazeta amerikane “Egzaminer”, transmeton Portalb.
Këto faqe-interneti propaganduese janë të rregulluara për t’i drejtuar votuesit e pavendosur drejt kandidatit Donald Trump, përderisa e njollosin oponentin e tij serioz Ted Kruz.
Në prag të zgjedhjeve partiake në Viskonsin për shembull, përkrahësit e Trupit në mediat sociale vazhdimisht kanë postuar atë që fillimisht janë parë si raporte të vlefshme gazetareske nga media kredibile, që kanë krijuar akuza të rreme që gjoja, makinat elektronike për votim votat e Trumpit ia kanë transferuar Ted Kruzit.
Kjo ngjarje e trilluar konkrete, vjen nga faqja “UnitetMediaPublishing.com”, dhe më pas është distribuuar në të gjitha mediat sociale. Por, kjo ngjarje më pas edhe është cituar si burim edhe nga mediat tjera pro-Tramp, të cilat e kanë ndarë në mediat sociale, përcjellë Portalb.
Analiza e përgatitur nga Xhon Daniell, i cili është redaktor i Tavemkeepers.com për gazetën amerikan Egzaminer ka thënë se disa faqe-interneti (sajte) që bëjnë propagandë për Trumpin anë nga Maqedonia, vend i cili është në kufi me Greqinë.
Sipas gazetës, duke e përdorur faqen ICAN WHOIS, Danies ka zbuluar regjistrimin, e këtyre faqeve
- Usanwsflash.com
- 365usanews.com
- Worldnews.com
- Usapoliticsonline.com
- Wordpoliticus. com
- Usadailypolitics.com
Gazeta shkruan se është e çuditshme se si faqet e internetit kanë origjinë nga një vend i Evropës Juglindore, veçmas nëse dihet aleanca mes Trump-it dhe qendrave të mediumeve ruse pro-konservatore si Infowars dhe Michael Savage.
Sipas pronarëve të këtyre faqeve, Veles është i vërshuar nga këso faqesh dhe “portale” të ngjashme të cilët punojnë për klikime. Pesë të rinj nga Velesi me të cilët ka kontaktuar “Meta”, kanë theksuar se ana financiare është motivi për të cilin e bëjnë këtë të fundit.
Pronari i domenit usadailypolitics.com deri sot në ora 13 ka qenë 22 vjeçari Teodor Indov, student i Fakultetit të Shkencave të Informatikës nga Velesi, i cili tha se në ueb-faqen punon vepër për shkak të klikimeve dhe vizitave.
“Mendova se çfarë më së shumti u intereson amerikanëve dhe ishte ose kjo ose ragbi. Disa nga lajmet i shkruaj, ndërkaq disa të tjera i marr nga ueb-faqe tjera dhe i përkthej. Nuk e di se a janë të vërteta apo jo, por unë këtë e bëj për reklama të “Google ads”, thotë Indonov.