“Të flasësh për bashkëpunim dhe ta sabotosh bashkëpunimin, duke shpifur për BESËN më keq seç shpif vetë BDI-ja, kjo nuk eshte vetem hipokrizi. Dhe, të jesh me Vesel Progresivin, që e urren patologjikisht BESËN dhe përsëri ta drejtosh gishtin kundër BESËS, kjo është pak më shumë se hipokrizi. Dhe, perfundimisht, t’i mbledhësh në parti sarhoshët, kriminelët dhe ata me duar të përgjakura me gjak Brodeci dhe përsëri të flasësh për bashkim, ky është kulmi i hipokrizisë” – shkruan zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu në FB.
Ky reagim i Fazliut nga BESA, ka ardhur pasi Ziadin Sela i LR – PDSH-së kishte shkruar: “Dikur, sipas Lëvizjes Besa, RDK nuk duhej të ishte e barabartë me LR-PDSH dhe Lëvizjen Besa në procesin e bashkëpunimit opozitar. Sot, gjithmonë sipas Lëvizjes Besa bashkëpunimi opozitar nuk mund të bëhet në këto momente sepse RDK na qenka e përçarë…
Jeni për PO apo për JO bashkëpunimit opozitar? Përgjigja jonë ka qenë çdoherë PO. Jo për ne por për ardhmërinë e shqiptarëve këtu në autoktoninë tonë”.
Ndryshe, në rrjete sociale sot është shpërndarë edhe kjo video.