Duke marr shkas lajmin e portalit Almakos, me titull “Lulëzim Basha i takon nëpër korridore sallash, turpërohet nga takimet zyrtare me BDI – në?”, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
Në profilin e tij në FB, Fazliu ka shkruar: Jo vetëm Lulzim Basha por të gjithë shqiptaret turpërohen nga BDI-ja. Nuk turpërohen vetëm të pabesët dhe të pafytyrët!”.
Përndryshe, gjatë ditës së sotshme u raportua se derisa Lulëzim Basha u takua zyrtarisht me shumë liderë dhe politikanë në Kosovë duke i vizituar në selitë e tyre dhe duke shpalosur qëndrimet në press konferenca lidhur me zhvillmet e fundit politike në Kosovë, e njëjta nuk ka ndodhur edhe me eksponentin e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferri.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri në Samitin për Demokraci të Evropës Qendrore organizuar nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe Fondacioni “Akademia Politike”. Ajo që bie në sy është se Basha e ka takuar Xhaferrin në korridorin e objektit ku është duke u mbajtur ky samit, larg seriozitetit zyrtar me të cilin u takua me politikanët kosovarë. Kjo ka ngjallë dyshime se, megjithatë, Lulzim Basha e konsideron BDI – në si parti që mund ta takosh rastësisht vetëm nëpër “skutat” e ndonjë organizimi ku e ke të pamundur t’i shmangësh zyrtarët e lartë shtetëror të këtij subjekti politik që pothuajse tërë mandatin e tyre e kaluan duke bërë xhiro nëpër botë me paratë e taksapaguesve, pa sjellë ndonjë ndryshim pozitiv për gjendjen e qytetarëve në Maqedoni.
Në këtë takim, kryetari i PD – së Lulzim Basha shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni dhe theksoj se faktori politik Shqiptar ne Maqedoni do duhet të veproj me maturi të veçantë deri në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Ndryshe, Prokuroria Speciale të premten e kaluar ka lëshuar ftesa në adresën e disa funksionarëve të partive qeverisëse BDI-VMRO, ndër të cilët janë edhe zv.kryeministri nga radhët e BDI-së Musa Xhaferi dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, mëson ekskluzivisht Fakte nga burime të PSP-së. Nga prokuroria, sipas portalit Fakte janë shprehur se në rast të mosparaqitjes së personave të ftuar, ata do të sillen me anë të asistencës policore./Almakos
You Might also Like
Ushtari i UÇK-së: Jemi në gjendje të japim gjakun për Turqinë
Ish luftëtari i UÇK-së, Bekim Keça në një proncim pët TvGlobi në Gostivar ka thënë…
By
0 Min Read
Misionarët në Kosovë dhe arsyet e konvertimit të Muslimanëve Kosovarë
”T’i marrim fëmijët e muslimanëve dhe t’i sjellim në vendet tona, kështu t’i ushqejmë me…
By
42 Min Read
Për 24 orë janë dhënë 1.817 vërtetime për emigrantë
Prej tyre, 670 janë të gjinisë mashkullore dhe 390 të gjinisë femërore, ndërkaq janë dhënë…
By
2 Min Read
Erdogan: Ne nuk mund të jemi edhe partner strategjik edhe të flitet ndryshe
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.…
By
3 Min Read
Në barnatoret e Maqedonisë do të fillojë shitja e vajit të kanabisit
Vaji i prodhuar nga kanabisi, për herë të parë do të mund të blihet në barnatoret…
By
2 Min Read
Britani, vritet imami që po kthehej nga xhamia
Një imam i një xhamie është vrarë pasi është sulmuar nga persona të paidentifikuar. Sulmi…
By
2 Min Read
