Allahu Te’ala ka thënë:
“Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” 4:93
Në fillim të këtij ajeti, Allahu ‘Azze ue Xhel përmend se sa e rrezikshme është vrasja e një besimtari.
Pastaj Ai tregon për zemërimin e Tij mbi vrasësin.
Kjo do të thotë se Allahu zemërohet me atë që bënë një akt të tillë.
Se Allahu e ka mallkuar atë do të thotë se e ka përjashtuar atë nga mëshira e Tij.
Në këtë ajet, konfirmohet “zemërimi” si një nga Cilësitë e Tij. Allahu ‘Azze ue Xhel zemërohet dhe kënaqet ashtu siç i përshtatet vetëm Madhërisë së Tij (gjë të cilën ne nuk e dimë se si është).
Shejkh Muhamed bin Abdilah es-Subejjil (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Rasail fil-‘Akidetu ued-Da’ueh, faqe 11.