Mbi një milion refugjatë do të vijnë në Gjermani këtë vit, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.
Ai i ka bërë këto komente në një takim të Partisë Social-Demokrate në Mainz.
Gabriel ka thënë se është e rëndësishme që të krijohen kushtet e duhura për të përballuar sfidën.
Autoritetet gjermane po përballen me afërisht 10,000 azilkërkues të rinj çdo ditë.
Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se gjysma e gjermanëve besojnë se kancelarja Angela Merkel po trajton keq krizën me refugjatë.
Shumica e tyre ikin nga lufta në Siri dhe Afganistan, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.