Zëvendëskryeministri izraelit jep dorëheqje pas akuzave për ngacmim seksual të grave

1 Min Read

Zëvendëskryeministri izraelit Silvan Shalom ka dhënë dorëheqje pas akuzave se ai ka ngacmuar seksualisht një numër të konsiderueshëm të grave gjatë karrierës së tij si politikan.

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar një hetim të hollësishëm për rastin.

Shalom gjithashtu ka shërbyer si ministër i brendshëm i vendit, por dorëheqja e tij nuk pritet të ndikojë në stabilitetin e qeverisë.  Shalom ishte një politikan veteran në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

TAGGED:
Share This Article