Zgjedhjet për kreun e LDK, në garë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

0
160
Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e tetë zgjedhor, në të cilin Vjosa Osmani do të sfidojë kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, për postin e kryetarit të partisë, ndërsa Lutfi Haziri, një pretendent deri në minutat e fundit, është tërhequr përfundimisht nga gara dhe nuk ka kandiduar.
Mediat në Kosovë raportojnë se nuk po lejohen të futen brenda sallës në hotel “Emerald” ku po mbahet kuvendi, ndërsa ka pakënaqësi edhe nga delegatët e mbërritur ngë Gjermania dhe Zvicra, statusi i të cilëve është në dyshim, pasi këshilli i përgjithshëm i LDK-së nuk ua ka pranuar zgjedhjet në degët që ata kanë mbajtur në vendet prej nga vinë.
Në fjalimin e mbajtur para nisjes së punimeve, kryetari në fuqi I LDK-së, Isa Mustafa, tha se pas këtij procesi partia e tij do të dalë më e fortë se kurrë./on