E djathta ekstreme franceze, Fronti Kombëtar (FN), humbi zgjedhjet rajonale, që përfunduan dje.
Këto rezultate, pas një suksesi historik në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale, para një jave, ishin vetëm një kamuflim për shefen e FN-së, Marine Le Pen, 47 vjeçe, që regjistroi humbje të thellë në veri.
Mbesa e saj, Marion Marechal Le Pen, 26 vjeç, regjistroi gjithashtu humbje në jug, po ashtu edhe në lindje Florian Philippot, 34 vjeç, strateg i partisë, nuk arriti dot fitoren.
Sipas rezultateve përfundimtare, e djathta republikane e Sarkozisë fitoi shtatë rajone, mes të cilave edhe rajonin parizian të drejtuar prej 17 vitesh nga e majta.
Ndërsa e majta zvogëloi dëmet duke arritur të mbante pesë rajone.
Në sy bie gjithashtu fitorja historike e nacionalistëve në Ishullin e Korsikës.