Zgjidh ekuacionet matematikore… aplikacioni PhotoMath

Damir Sabol, një ekspert kompjuterik kroat ishte duke ndihmuar djalin e tij në zgjidhjen e detyrave të matematikës, kur papritur i lindi një ide: “Pse duhet të lodhemi kaq shumë me llogaritje, kur mund të shfrytëzojmë programe inteligjente?”
 
Sabol e realizoi idenë e tij dhe si përfundim u krijua aplikacioni PhotoMath. Bëhet fjalë për një aplikacion falas, i cili mund të skanojë dhe të zgjidhë ekuacionet matematikore, duke dhënë shpjegim për veprimet hap pas hapi.
PhotoMath është hedhur në treg në muajin tetor të vitit të kaluar dhe që nga ai moment ai ka korrur një sukses të vërtetë në dyqanin e aplikacioneve “App Store”, duke u shkarkuar më shumë se 11 milionë herë.
Tanimë ai është përditësuar për të zgjidhur ushtrime të një niveli më të lartë vështirësie. Së shpejti pritet të hidhet në treg dhe një version për Android.
Ky aplikacion është bazuar në të njëjtën teknologji, që është përdorur dhe në aplikacionin PhotoPay, që u prezantua në vitin 2012 nga kompania Sabol. PhotoPay thjeshtëson përdorimin e bankës nga telefoni, duke skanuar faturat dhe duke i paguar ato në moment direkt nga llogaria bankare përmes smartfonit.
Eksperti kompjuterik kroat bën të ditur se ajo, që ai ka bërë realisht, është t’i mësosh telefonit inteligjent sesi ai të lexojë gjëra nga bota reale. Ai shtoi se PhotoMath ka 1,5 milion përdorues aktiv mujor. Damir Sabol ka marrë përgëzime dhe nga mësuesit për ndërtimin e këtij aplikacioni. Ai deklaroi se nuk do të pendohet kurrë që e ofroi këtë aplikacion falas.
Artikulli paraprakDita kur Ataturku largoi Kalifatin dhe përjashtoi Sulltanin
Artikulli vijuesVirusi Ebola mund të përhapet edhe 7 ditë pas vdekjes