Sot në Han të Elezit u mbajtën zgjedhjet për kryetar të Këshillit Lokal dhe si në zgjedhjet e mëparshme edhe tani për kryetar u zgjodh përsëri imami i Xhamisë së Qyetit, Nusret Shiti. Kështu thuhet edhe në njoftimin e faqes zyrtare të Komunës së Hanit të Elezit, ku imami Shiti ka fituar bindshëm kundrejt kandidëve tjerë, ku kishte marrë 172 vota nga 252 fletëvotime të vlefshme.
Ky është postimi i plotë: ” Hani i Elezit voton Nusret Shitin për kryetarë të Këshillit Lokal
Salla e shtëpisë së Kulturës “Imri Curri” sot ishte e vogël për të nxënë banorët e Hanit të Elezit të interesuar për të marrë pjesë në procesin zgjedhorë për këshillin lokal të vendbanimit të Hanit të Elezit.
Afër 300 pjesmarrës sot i dhanë legjitimitet të plotë këshillit të ri lokal të Hanit të Elezit për mandatin e ardhshëm katër vjeçarë.
Për të përfaqësuar të gjitha lagjet e Hanit të Elezit me mbi 3000 banorë u vendos që Këshilli Lokal të ketë 11 anëtarë.
Garën për kryetarë të këshillit e fitoi kandidati Nysret Shiti.
Nga 252 fletvotimet e vlefshme, me vota të mbyllura Nusret Shitin e votuan 172 pjesmarrës.
Këshilli Lokal i Hanit të Elezit do të ketë edhe këta anëtarë:
Hiriman Kuka
Menduh Daci
Ramiz Dernjani
Fehmi Vila
Fatmir Shyti
Rufat Kiki
Bilall Bushi
Mustafë Vlashi
Zyrafete Axhami
Rrahman Luri
Me zgjedhjet në vendbanimin e Hanit të Elezit, komuna e Hanit të Elezit me shumë sukses përmbylli procesin zgjedhorë për këshillat lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Pjesmarrja shumë e lartë e banorëve që të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve është shprehje e vullnetit të tyre që të jenë pjesë e proceseve të vendimmarrjes dhe pjesë aktive e proceseve demokratike në komunën e Hanit të Elezit.
Komuna e Hanit të Elezit falënderon HELVETAS –Swiss Intercooperation –DEMOS për përkrahjen dhe bashkëfinancimin e procesit zgjedhor për këshillat lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të komunës së Hanit të Elezit”.
Me këtë dëshmohet edhe njëherë dashuria dhe respekti që gëzojnë imamët në shoqërinë Kosovare./KohaIslame