Zhduken shtatë marinsa amerikan dhe katër ushtarë

Zëdhënësi i bazës Eglin, Andy Bourland, ka thënë se helikopteri është zhdukur të martën, në orën 20:30.
 
 
Shtatë marinsa dhe katër ushtarë janë zhdukur pasi një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar gjatë ushtrimeve të natës në bazën e forcave ajrore Eglin në Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zëdhënësi i bazës Eglin, Andy Bourland, ka thënë se helikopteri është zhdukur të martën, në orën 20:30. Ekipet e shpëtimit të mërkurën rreth orës dy të mëngjesit, kanë gjetur mbetjet e helikopterit. 
 
Helikopteri u rrëzua gjatë një trajnimi rutinor në plazhin ndërmjet Pensacola dhe Destin.
 
Plazhi është në pronësi të ushtrisë dhe të përdoret për testimin e misioneve./AA
Artikulli paraprakEdin Dzeko:Do të përpiqemi të befasojmë Barcelonën
Artikulli vijuesGjendja dhe pozicioni i shqiptarëve në realitetin e ri në Maqedoni