Zhduket një aeroplan i EgyptAir

Një aeroplan i kompanisë EgyptAir, që fluturonte nga Parisi për në Kajro, është zhdukur nga radarët.
Kjo kompani tha se në aeroplan ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, sot herët në mëngjes.
Pozita e fundit e njohur e aeroplanit të tipit Airbus A320 ishte mbi Detin Mesdhe.

Tashmë autoritetet e kanë filluar një operacion të gjerë të kërkimit për këtë aeroplan.
Në mars të këtij viti një aeroplan i po kësaj kompanie në fluturimin prej Aleksandrisë për në Kajro është rrëmbyer dhe është detyruar të fluturoj në Qipro, ku rrëmbyesi ka kërkuar të takohej me ish-bashkëshorten e tij, transmeton Rel.
Ai ishte dorëzuar pas gjashtë orësh.

Artikulli paraprakÇaj kundër dhimbjes së shpinës dhe mesit
Artikulli vijuesNë zemrat e pacientëve vendosen pajisje pa afat