Në tubimin përkujtimor në Kuala Lumpur, familjet e viktimave kanë kërkuar nga autoritetet që të vazhdojnë kërkimet, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë rezultate pozitive
KUALA LUMPUR (AA) – Pas dy ditësh, mbushen dy vite që nga zhdukja e avionit të Malaysia Airlines MH370 me 239 pasagjerë, mbetjet e të cilit deri më sot nuk janë gjetur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tubimin e sotëm përkujtimor në Kuala Lumpur, familjet e viktimave kanë kërkuar nga autoritetet që të vazhdojnë kërkimet, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë rezultate pozitive.
Në pllakën përkujtimore të viktimave është vendosur një instalim me balona të bardhë mbi të cilën janë shkruar emrat e të gjithë pasagjerëve me mbishkrimin: “MH370: Gjithmonë në zemrat tona.”