Zhvilluesit e iOS kërkojnë ekran më të madh për iPhone

Gjenerata e gjashtë e iPhone pritet të ketë një ekran më të madh, dhe disa zhvillues të iOS deklarojnë se ata e mirëpresin këtë ndryshim me shumë entuziazëm.

Thashethemet nisën qysh në fillim të këtij muaji, ku u tha se iPhone i ardhshëm që pritet të dalë në tetor do të mund të kishte një ekran prej 4 inçësh. Që nga lansimi i parë në vitin 2007, Apple kurrë nuk u’a ka ndryshuar madhësinë ekraneve të smartfonëve të vet prej 3.5 inçësh.

Raportet për mundësisë e rritjes së ekranit të iPhone po shkojnë duke u shtuar, ku në disa prej tyre thuhet që edhe Steve Jobs në mënyrë të drejtpërdrejt punoi në këtë version të telefonit. Dhe nëse këto raporte janë të vërteta, atëherë një ekran prej 4 inçësh i iPhone do të ishte vërtetë një përditësim i mirëseardhur.

David Marinho, bashkëthemeluesi i Hidden Variable Studios që zhvilloi lojën Baglt për smartfonë, tha se një ekran më i madh nënkupton hapësirë më reale për zhvillues dhe një hapësirë më e madhe për shfrytëzuesit.

Ai thotë se “kur njerëzit përdorin aplikacionet në iPhone, ata gjithmonë kanë frikë se shumica e informacioneve nuk mund t’u përshtaten në ekran.” Me një ekran më të madh “ju mund të përcillni më tepër informacione.”

Dhe përderisa një gjysmë inçi nuk duket se është shumë, Marino thotë se në realitet ky është një përditësim i madh.

“Nëse e mbani atë në dorë dhe punoni me të, atëherë ndryshimin do të mund ta vërenit shumë shpejt,” thotë Marino, dhe gjithashtu potencon se hapësira shtesë u mundëson zhvilluesve të lojërave të shtojnë një rresht më shumë mes ikonave apo hapësirë për lojëra. (PCWorld Albanian/kohaislame

Artikulli paraprakKosova dhe “testi evropian” i Serbisë
Artikulli vijuesGjermania zgjat mandatin e ushtarëve në Kosovë