Zinedin Zidan: Dua që Isco të qëndrojë te Real Madridi gjithë jetën

Zinedine Zidane u shfaq në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së Real Madridit kundër Real Sociedad. Tekniku francez foli për sfidën e radhës në La Liga, por mbi të gjitha u ndal te dueli i 14 shkurtit në “Santiago Bernabeu”, kundër PSG, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.

Referuar ndeshjes kundër Sociedad, “Zizou” tha: “Është një kundërshtar i radhës në kampionat, por ne duam të bëjmë një ndeshje të mirë futbolli. Natyrisht, e dimë se do të jetë e vështirë. Gjërat nuk punojnë gjithmonë ashtu siç duam, por e dimë se, kur ka ditë, ose momente të vështira, duhet të durojmë dhe të punojmë, duke menduar pozitivisht”. A është beteja e së shtunës në kampionat, testi gjeneral para përplasjes së ethshme me PSG-në? Zidane përgjigjet: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë të mërkurën, ne duam të bëjmë mirë ndaj Real Sociedadit, pastaj të mendojmë për parizienët”.

Dy fjalë edhe për Iscon dhe të ardhmen e tij: “Unë gjithmonë do t’i besoj ekipit tim, gjithmonë do të jem i ndershëm me atë që bëj. Personalisht, dua që Isco të qëndrojë këtu gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ka treguar dashurinë për këtë klub, do ta bëjë gjithmonë. Zërat e tjerë i konsideroj të gënjeshtër”. Po mungesa e golave ​​nga Cristiano Ronaldo, a e shqetësojnë trajnerin francez? “Ndoshta ai është më i motivuar tani për të treguar atë që është i aftë të bëjë. Ka pasur kohë kur nuk ka qenë në gjendje të shënojë gola, por e ka dëshmuar potencialin në momentet e rëndësishme”.

Artikulli paraprak20 burra shtyjnë aeroplanin 35 tonësh (Video)
Artikulli vijuesTottenham-Arsenal, Derbi që premton spektakël