Zvicër: Gjashtë të lënduar nga sulmi në tren

Policia e Zvicrës thotë se një sulmues me thikë ka shkaktuar zjarr në një tren dhe i ka therrë udhëtarët, me ç’rast 6 vetë janë janë dërguar në spital për shkak të plagëve.

I dyshuari për sulm, i përshkruar si shtetas i Zvicrës, i moshës 27 vjeçare, po ashtu, është dërguar në spital pas incidentit të djeshëm në kantonin verilindor, St. Gallen.

Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeçar.

Disa prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje serioze shëndetësore.

Motivi i sulmit nuk është i njohur.

“Ne as nuk mundemi ta përjashtojmë e as ta konfirmojmë se ky ishte sulm terrorist”, tha një zëdhënës i policisë.

Gjatë muajve të fundit, vendet evropiane janë në gjendje alarmi të nivelit të lartë, pas një vargu të sulmeve të dhunshme, shpeshherë vdekjeprurëse, në disa shtete.

Artikulli paraprakPas një viti rihapet kufiri mes Venezuelës dhe Kolumbisë
Artikulli vijuesGjermanët dorëzojnë në zyrën e Tahirit dosjen e hashashit: Ja kush e administron drogën “bio”