KAZAKISTANI ZGJEDH KRYEMINISTRIN E RI

Ligjvënësit e Kazakistanit kanë miratuar njëzëri Serik Akhmetovin në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Presidenti Nursultan Nazarbaev ka nënshkruar menjëherë dekretin e emërimit.

Nazarbaev ka emëruar Akhmetovin pas dorëheqjes së sotme të kryeministrit Karim Masimov dhe të kabinetit të tij.

Masimov më pas është emëruar nga Nazarbaevi në krye të administratës presidenciale.

Akhemtov ka qenë zëvendëskryeministër i parë që nga muaji janar, ndërsa Masimov ka shërbyer në postin e kryeministrit nga viti 2007, transmeton REL.kohaislame

Artikulli paraprakUrtësia e përjetshme dhe e Vërteta e të përbashkëtës njerëzore
Artikulli vijuesShkatërrohet rrjeti shqiptaro-serb