Zjarr pranë Xhamisë së Çarshisë (Foto)

Një zjarr ka shpërthyer pranë xhamisë së Çarshisë, në Prishtinë.

Lajmi.net raporton se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e moskujdesit gjatë hedhjes së mbeturinave.

Zjarrfikësit janë lajmëruar dhe pritet që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka shqetësuar banorët e lagjes.

zjarr1

zjarr222

zjarr3

Artikulli paraprakPDK e LDK mohojnë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës
Artikulli vijuesHaradinaj: AAK i ka ndarë rrugët me VV-në dhe Nismën