“Zona e Gjelbër” e Bagdadit ndodhet nën kontroll

Kryeminsitri i Irakut, Haidar al-Abadi, i ka urdhëruar sot autoritetet që t’i arrestojnë dhe sjellin para drejtësisë protestuesit që hynë dje në Zonën e Gjerlbër të Bagdadit, duke sulmuar ligjvënësit, forcat e sigurisë dhe duke dëmtuar prona.

Abadi gjithashtu tha se situata në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, e cila u pushtua dje nga protestuesit, “është nën kontrollin e forcave të sigurisë”.

Ai ka bërë thirrje për protesta të qeta dhe me kërkesën që të mos dëmtohet ‘prona e institucioneve shtetërore’.

Shumë protestues e lëshuan parlamentin mëngjesin e sotëm, ndërsa disa të tjerë filluan me ngritjen e tendave dhe me gjasë po planifikojnë të qëndrojnë në afërsi të ndërtesës.

Qindra protestues, përkrahës të klerikut shiit Muqtada al-Sadr, hynë dje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, me disa prej tyre që pushtuan ndërtesën e parlamentit dhe selinë e afërt të kabinetit qeveritar.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës në përpjekje për ta ndalur protestën agresive në Zonën e Gjelbër, ku ndodhet parlamenti dhe shumë institucione të tjera qeveritare.

Ky shpërthim i protestuesve erdhi pasi ligjvënësit refuzuan mbajtjen e votimit për riformatizim të qeverisë. Disa raporte televizive tregonin protestuesit që thyenin orendi brenda ndërtesës së parlamentit.

Disa protestues të tjerë valvonin flamuj dhe thërrisnin “paqe, paqe”!

Një zëdhënës i ushtrisë, Saad Mann, tha se forcat e sigurisë së Irakut kanë deklaruar gjendje emergjente në Bagdad.

Pushtimi i parlamentit ishte njëshkelje e paparë e sigurisë, pavarësisht se Zona e Gjelbër shpesh ka qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse ndër vite, që nga koha e rrëzimit të diktatorit Saddam Hussein nga forcat amerikane.

Forcat irakiane të sigurisë u pozicionuan për t’i mbrojtur ambasadat, ndërtesat qeveritare dhe objektet e tjera me rëndësi në atë zonë. Focat e sigurisë nuk bën përpjekje për t’i ndalur protestuesit nga hyrja në ndërtesën e parlamentit.

Trupat gjithashtu bllokuan rrugët që çonin në drejtim të qendrës së qytetit, për t’i parandaluar më shumë protestues që ia kishin mësyer asaj zone.

Gjatë një adresimi televiziv nga Najaf, Sadr paralajmëroi një tërheqje nga jeta publike për dy muaj dhe tha se ai “është duke pritur për një kryengritje të madhe popullore dhe një revolucion për t’i ndalur të korruptuarit”.

Ndërsa televizionet lokale treguan Abadin duke dalur nga zona nën masa të rrepta të sigurisë, me qëllim të përgënjeshtrimit të raporteve të mëhershme që thonin se ai kishte ikur në një zonë më të sigurt.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se “është thellësisht e shqetësuar” me protestat. Misioni Ndihmës për Irakun i Kombeve të Bashkaura gjithashtu ndodhet në Zonën e Gjelbër.

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kritikoi protestat, duke theksuar se ato “rrezikojnë stabilizimin e mëtejmë të një situate që veçse është e tensionuar.”

Përkrahësit e Sadr ka disa javë që po protestojnë për t’i bërë presion kryeministrit Abadi që t’i ndërmarrë reformat e premtuara. Disa parti parlamentare, nga ana tjetër, po rezistojnë përballë përpjekjeve të Abadit për t’i zëvendësuar disa zyrtarë, të cilët ishin zgjedhur për ta mbajtur baraspeshën etnike e sektare, me teknokratë.

Disa ambasada, përfshirë edhe atë amerikane, ndodhen në Zonën e Gjelbër të Bagdadit. Një zyrtar amerikan bëri të ditur se ndërtesa e ambasadës amerikane në Bagdad nuk është evakuuar.

Artikulli paraprakObama hedh mikrofonin në darkën e fundit me gazetarët, shikoni çfarë ka ngjarë
Artikulli vijuesPesë mënyra si të reduktoni dëshirën për ushqim