Arrestohet një person, i gjenden mbi 18 kg substanca narkotike (Foto)

Më 15.10.2015 rreth orës 03:55, Policia e Kosovës, konkretisht njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), në bashkëpunim me zyrtarët policor të Policisë së Kufitare në pikë kalimin kufitar Merdare në dalje nga RKS, kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor.
Këtij operacioni policor i ka parapri një hetim me kohëzgjatje pre katër muajsh, i cili ka rezultuar me ndalimin e një veture të dyshuar BMW X5 ngjyrë e zezë, nen dyshimin e bazuar për trafikim të substancës narkotike dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Me qëllim të kontrollit të detajuar vetura e ndaluar është dërguar për kontroll të detajuar në hapësirat policore, të cilat mundësojnë kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit të detajuar, në rezervuarin e naftës të fshehur në mënyrë profesionale, janë gjetur njëzet e dy (22) paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuana me peshë të përgjithshme prej 18 kg. e 711 g. “Me urdhër të Prokurorit kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit me ç ’rast janë gjetur edhe 1.5 gr. marihuane. Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është S. I. i lindur me 22.08.1981, Sh/Kosovar”, thuhet në njoftim.

Të gjitha veprimet janë kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorit Publik dhe personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Telegrafi/unnamed (2)(31) unnamed (1)(28)

Artikulli paraprakZoti na i ruajtë mend: Shiko se çfarë bëjnë këto katolikë!
Artikulli vijuesKy është heroi Omer- el-Muhtari