Fluksi i madh i refugjatëve nëpër vendet evropiane ka bërë që shumë skuadra të njohura evropiane t’i ndalin në ndihmë atyre.
Së fundmi me një vendim ka dalë edhe Federata e Futbollit të Zvicrës në bashkëpunim me të gjitha klubet e saja.
Në xhiron e tetë në kampionatin zviceran që do të zhvillohet këtë fundjavë, do të jetë ndihma e madhe për refugjatët sirian nga klubet helvetike.
Për çdo gol të shënuar në të gjitha kategoritë e futbollit zviceran, do të dhurohen nga 500 franga, transmeton Telegrafi.
Përpos kësaj ideje, nëpër të gjitha stadiumet e futbollit do të jetë një numër ku tifozët e pranishëm do të mund të dërgojnë sms për t’i dhuruar një ndihmë refugjatëve.
Të gjitha klubet në Zvicër njëzëri kanë thënë se shpresojnë që në këtë xhiro të shënohen sa më shumë gola të jetë e mundur.
Kujtojmë që vetëm në Superligën e Zvicrës aktivizohen mbi 15 futbollistë shqiptarë. /Telegrafi/