Sot në Prishtinë është prezantuar Strategjia për Kosovën 2013-2016, organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO). Drejtori i SDC-së, Markus Baechler, duke prezantuar strategjinë e re, tha se Zvicra e ka mbështetur Kosovën që nga viti 1998.
“Duke filluar së pari me ndihmë humanitare, rindërtim dhe ndihmë kthimi për refugjatë, bashkëpunimi zviceran ka evoluar gradualisht për të mbështetur tashmë procesin e tranzicionit, me fokus ekonominë gjithëpërfshirëse të tregut, sistemin politik e demokratik që siguron qasje në shërbimet themelore, si dhe mbështetjen për integrimin regjional dhe evropian të Kosovës”, tha Baechler, raporton albinfo.
Ambasadorja zvicerane në Prishtinë, Krystyna Marty ka vënë theksin në lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve dhe ka premtuar se do të vazhdojë mbështetja e shtetit të saj për Kosovën.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se në këtë strategji është paraqitur ndihma e Qeverisë zvicerane dhënë Kosovës nga viti 1998, ndërsa është prezantuar edhe strategjia e investimeve të parapara të bëhen gjatë viteve 2013-2016, që do të kapë shifrën rreth 88 milionë franga zvicerane. Kuçi ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e deritashme.
You Might also Like
Qeveria miraton Projektligjin për liritë fetare në Kosovë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për liritë fetare në Kosovë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Feith: Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm
Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO),…
By
Redaksia
3 Min Read
Arkëtari akuzon kryetarin për keqpërdorim fondesh
Arkëtari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, Muharrem Mehmeti, po e…
By
Redaksia
3 Min Read
Ambasada e Zvicrës kërcënohet me bombë
Ambasada e Zvicrës në Kosovës është kërcënuar dje me bombë nga Muhamet Maçastena. Burime të…
By
Redaksia
1 Min Read
Hajredin Kuçi: Gjykata Speciale do t’i marrë më pak se 10 persona
Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosovë, besimtarët u lutën për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll
Sipas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës sot gjatë namazit të Xhumasë, në të gjitha…
By
Redaksia
1 Min Read
