Ambasada e Zvicrës kërcënohet me bombë

Ambasada e Zvicrës në Kosovës është kërcënuar dje me bombë nga Muhamet Maçastena. Burime të portalit orainfo bëjnë të ditur se stafi i ambasadës ka paraqitur rastin në polici, e cila më pas është marrë me rastin.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se policia ka intervenuar menjëherë duke shkuar në shtëpinë e Muhamet Maçastenës në fshatin Dumosh të Podujevës, ku ai kishte shkuar pas kërcënimit.

“Policia kanë shkuar në shtëpinë e kërcënuesit dhe kanë tentuar ta arrestojnë, mirëpo ai ka shtënë në drejtim të policisë. Më pas kanë shkuar forcat e Njësisë Speciale me në krye komandantin, Major Arbresh Ajvazin, i cili ka negociuar për shumë orë me kërcënuesin për t’u evituar më e keqja dhe sot rreth orës 11:00, Maçestena ka pranuar t’i dorëzohet policisë”, bëjnë të ditur burimet e orainfo.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se më pas policia me në krye komandantin Arbresh Ajvazi kanë bastisur shtëpinë e kërcënuesit, ku kanë gjetur një automatik AK 47./Telegrafi/

Artikulli paraprakKosovë: Edhe zgjedhjet nacionale sivjet?
Artikulli vijuesMarrëveshje me diktatorët – Si e ka mbështetur Gjermania Sirinë