Zyrtare: Serbët nuk kthehen në institucionet e Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në Qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e listës “Srpska” nuk do të hyjnë përsëri në institucionet e Kosovës “derisa elementet nga marrëveshja e koalicionit me partitë shqiptare në Kosovë nuk respektohen, kurse populli serb të respektohet”.

Gjuriq ka njoftuar, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ku mori pjesë edhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiqi, se në javët e ardhshme do të mbahet seancë e jashtëzakonshme me të gjithë përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në të cilën do të shqyrtohen hapat e mëtutjeshëm pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq, transmeton Indeksonline raportimet e medieve serbe.

“Ne në qeveri nuk kemi hyrë për folklor apo ikebanë, prandaj nuk do të marrim pjesë derisa dikush mendon se duhet të jemi vetëm dekorim”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se këtë qëndrim të të gjithë përfaqësuesve serbë e ka mbështetur edhe kryeministri Vuçiq.kohaislame
Artikulli paraprakKurti: KS i OKB-së s’mund të merret me Gjykatën Speciale
Artikulli vijuesParlamenti zviceran miraton marrëveshjen policore me Kosovën