Si asnjëherë më parë, pikëpyetje janë ngritur për Hashim Thaçin në bazën e tij të madhe – në Skenderaj.
Në një sërë grafitesh në qytetin e Skenderajt, kryetari i PDK-së, është pyetur për vend-ndodhjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Hashim – Ku është Sami Lushtaku”, shkruhet në disa grafite, fotot e të cilave i ka siguruar Interaktiv në KTV.
Ato janë shkruar në pjesë të ndryshme të Skenderajt, të mërkurën pas mesnate. Në një tjetër në fshatin Polac, Hashim Thaçi është quajtur tradhtar.
Sami Lushtaku, i dënuar për krime lufte, është ankuar se nuk po merr trajtimin e duhur mjekësor në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Ai ka qenë aleati më i madh i Hashim Thaçit për një kohë të gjatë, por pas dënimit Lushtaku ka akuzuar bashkëpartiakët se kanë ndihmuar në akuzat kundër tij.
Mesazhet për Thaçin vijnë vetëm pak orë pasi që zëvendëskryeministri kishte shkuar në Skenderaj në turin e tij të takimeve me bazën e PDK-së, pak kohë para se të provojë që të zgjidhet President i Kosovës në Kuvend./koha.net
You Might also Like
Në barrikadën mbi urë të Ibriti ka nisur bari
Barrikada mbi urën kryesore të lumit ‘Ibër’ ka zënë tash më vend. Në këtë barrikadë…
By
Redaksia
1 Min Read
Rrotullimi i tokës rreth diellit, fakt shkencor dhe fetar
Abdudaim El Kehil Deri në shekullin XX shumica e dijetarëve islamë ishin të bindur se…
By
Redaksia
19 Min Read
VIDEO – Ngjarje interesante me një hoxhë nga Shkodra
Paragjykimet ndaj praktikuesëve të Islamit kurrë nuk janë ndalur, por edhe befasia me ato nga…
By
Redaksia
0 Min Read
10 vjeçari nga Hotla e Likovës, vuan nga një deformim në këmbë, apelon për ndihmë
10 vjeçari Suejb Kurtishi, nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, vuan nga një deformim…
By
Redaksia
3 Min Read
Hungaria ndalon me ligj përhapjen e Islamit
Kryeministri i Hungarisë njoftoi të hënën se, nuk do të lejojë përhapjen e fesë islame…
By
Redaksia
1 Min Read
Tridhjetë objekte të trashëgimisë kulturore në listë për ndërhyrje emergjente
Një tender i shpallur nga Ministria e Kulturës u bën thirrje kompanive që të bëjnë…
By
Redaksia
4 Min Read
