Zyrtari turk: Arabishtja shërben si urë lidhëse në botën islame

Gjuha arabe shërben si një urë lidhëse mes popujve të botës islame, deklaroi sot zyrtari i Drejtorisë për Mësim Fetar që funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nazif Yilmaz i bëri këto komente në Ankara gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve për konkursin për gjuhën arabe të cilën e kishte organizuar drejtoria në fjalë.

Rektori i Universitetit të Mardinit, Ahmet Agirakca, tha se të mësuarit e arabishtes mund të ringjallë ngritjen e “Umetit Islam” duke iu referuar komunitetit mbarëbotëror musliman.

“Mbajmë shpresa të larta te shkollat për Imam dhe Hatip ku përveç arabishtes ligjërohet edhe shkenca”, tha Agirakca.

Në garën për gjuhën arabe kanë marrë pjesë gjithsej 938 shkolla fetare turke të njohura ndryshe si shkolla për Imam-Hatip, 917 shkolla të mesme, katër shkolla ndërkombëtare fetare me bazë në Turqi dhe 14 shkolla që janë projekte arabe. Rreth 25.000 studentë në të gjithë Turqinë ishin përgatitur për garën në fjalë.

Studenti turk Omer Faruk Akman, nga shkolla për Imam–Hatip nënvizoi rëndësinë e të mësuarit të arabishtes. “Këto gara dëshmojnë rëndësinë për gjuhën arabe në Turqi, pasi arabishtja konsiderohet si çelësi i dijes dhe qytetërimit islam,” tha Akman./AA/

Artikulli paraprakErdogan: Muslimanët nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje kontrollit të lindjes
Artikulli vijuesEzani i parë në Xhaminë e re në Nistrovë të Rekës së Epërme