“Emigrimi i milionerëve”, këto janë vendet e parajsave fiskale ku ata rehatohen

0
61
aerial shot of a helicopter, Sydney, Australia.

Milionerë nga e mbarë bota po lëvizin drejt vendeve të reja me një ritëm më të lartë se kurrë, shpesh për qëllime tatimore ose për t’i shpëtuar tensioneve ekonomike ose politike të një vendi.

Rreth 108,000 milionerë kanë emigruar në vitin 2018, krahasuar me 95,000 në vitin 2017, sipas një studimi nga New World Wealth (NWW).

Grupi i hulumtimit të tregut renditi fluksin e milionerëve në 12 vende duke ndarë numrin e milionerëve të rinj nga numri i përgjithshëm i individëve që posedojnë miliona, e që janë “milionerë veteranë” të atij vendi.

“Të pasurit sot nuk kanë vetëm një vend,” thotë Reaz H. Jafri, një partner në Withers Worldwide, i cili ndihmon klientët e pasur që të zhvendosen në pjesë tjera të botës. “Ata nuk e shohin suksesin e tyre si të varur nga një vend i vetëm, por e shohin lëvizjen si strategji të tyre biznesore.

Australia është destinacioni kryesor për ultra të pasurit, pasuar nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Zvicra, thotë një hulumtim i Business Insider.

Shumë të huaj të pasur ka gjasa të kalojnë në Australi për shkallën e ulët të krimit, mungesën e taksës së trashëgimisë dhe sigurinë e përgjithshme të vendit, sipas raportit të NWW.

Shumica e individëve me vlerë të lartë neto janë anglishtfolës, gjë që shpjegon pse tre vendet e para janë kryesisht anglishtfolëse.

Disa nga vendet tjera me “emigrim milionerësh”, janë Singapori dhe ishujt e Karaibeve. Këto dy vende prej kohësh janë të njohura si parajsa të taksave.

Vendet si Kina, Rusia dhe Mbretërinë e Bashkuar, nga ana tjetër, po humbasin milionerët. Në rastin e Britanisë së Madhe, këta milionerë ka gjasa se ikin nga pasiguria e Brexit-it.

Këtu janë 12 vendet ku prinë vendosja e milionerëve.

Spanja
Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 1,000

Spanja kohët e fundit është renditur si një nga vendet më të mira në botë për të bërë biznes dhe një nga më të mirat në zhvillimin, tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve.

Greqia
Greqia ka qenë gjithmonë një destinacion turistik dhe pushime popullore për ultra-të pasurit, dhe tani ata po mbjellin aty edhe rrënjët.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 1,000

Portugalia
Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 1,000

Portugalia është vendi i tretë më i sigurt në botë, sipas Indeksit Global të Paqes 2017, i cili mund ta bëjë atë veçanërisht tërheqës për milionerët.

Izraeli
Izraeli, dhe Tel Avivi në veçanti, është bërë një pikë e nxehtë për milionerët e teknologjisë dhe pasurive të patundshme luksoze.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 1000

Singapori
Singapori ka një nga normat më të ulëta tatimore në botë. Si një nga qytetet më të shtrenjta në botë, Singapori është shtëpia e afro 44 miliarderëve dhe qindra milionerëve.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 1000

Zelanda e Re
Zelanda e Re ka parë një fluks të milionerëve të teknologjisë gjatë viteve të fundit, pasi ata me sa duket e shohin atë si skutën e fundit të “kijametit”. Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 1000

Ishujt Karaibe
Ishujt Karaibe janë konsideruar qysh moti si strehë e taksave për të pasurit, dhe milionerët mund të blejnë shtetësinë atje.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 2,000

Emiratet e Bashkuara Arabe
EBA-të janë bërë të njohura për siguri, biznes dhe konsiderohen si një nga destinacionet më luksoze të planetit.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 2,000

Zvicra
Zvicra është e njohur për sistemin e saj bankar dhe normat e ulëta tatimore për korporatat e huaja.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 3,000

Kanadaja
Tatimi federal i të ardhurave të Kanadasë është më i ulët se ai në SHBA dhe vendi ofron programe për të huajt e pasur, përmes së cilave ofrohet nënshtetësi në këmbim të investimeve në vend.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 4,000

Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHBA-të janë një nga destinacionet më të mëdha për milionerë dhe miliarderë falë teknologjisë, medias, argëtimit dhe kompanive financiare. Destinacionet më të njohura për milionerët që kalojnë në SHBA janë New York, Los Anxhelos, Miami dhe San Francisco.

Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 10,000

Australia ka një shkallë të ulët të krimit, një ekonomi në rritje, një klimë të ngrohtë dhe pa taksë trashëgimie.
Numri i milionerëve të rinj në vitin 2018: 12,000

Shumë milionerë zgjedhin Australinë para SHBA-ve për shkak të cilësisë së kujdesit shëndetësor, mungesës së taksës së trashëgimisë si në SHBA dhe sigurinë e saj të përgjithshme.