1.4 milion vetura të Fiat Chryslerit rrezikohen nga hakerët

Fiat Chrysler Automobiles ka bërë një thirrje të madhe të premten për t’i siguruar automobilat e kompanisë nga sulmi i hakerëve.
 
Njësia e prodhuesit të famshëm në Amerikë ka urdhëruar tërheqjen e 1.4 milion veturave për të përditësuar sistemin në tabelën kryesore të sistemit në makina për të zhdukur mundësitë që hakerët të sulmojnë kompjuterët.
 
Administrata Kombëtare për Siguri në Trafik në Amerikë (NHTSA) ka thënë se do të hetojë nëse përditësimi i Fiatit do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur klientët nga hakerët.
 
Fiat thotë se nuk ishte në dijeni se hakerët mund të kenë qasje në sistemin kompjuterik të veturës.
 
Një zyrtar i NHTSA-së ka thënë për Reuters se kjo është thirrja e parë nga një kompani për tërheqje të modeleve që shkak kanë frikën nga sulmi kibernetik, transmeton koha.net.
 
Veturat që kërkohen nga FCA për rikthim janë edhe modelet e famshme Jeep Grand Cherokee dhe modelet tjera Cherooke të viteve 2014-2015 dhe Dodge Challenger.
Artikulli paraprakJuventus arrin marrëveshje me Draxler
Artikulli vijuesBalotelli afër transferimit në ligën e tretë të Italisë