10 fakte që nuk i dini për Ferrari

0
469

Enzo Ferrari, themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobilizmit e nisi karrierën si pilot i garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Mussolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Mussolini dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.

Në vitin 1925 Ferrari braktis garat, por jo automobilizmin që do të mbetej deri në fund të jetës pasioni i tij. Dhe kështu në vitin 1929 nisi edhe ideimin e makinës Ferrari dhe nga aty nisi ngritja e një perandorie legjendare si ajo e skuderisë së kuqe. Vetë Enzo Ferrari deri në vitin 1971 preferonte të dilte në rrugë me një Alfa Romeo. Për Ferrarin shume gjëra dihen, por ka të tjera që për disa mund të jene edhe të panjohura.

Një falënderim i madh për Alfa Romeon
Historia e Ferrari-t fillon pikërisht me një tjetër makinë italiane, Alfa Romeo. Skuadra e Ferrari-t garonte pikërisht me këto lloj makinash, por kriza ekonomike që përfshiu Alfa Romeon, bëri që Enzo të dalë më vete dhe të ndërtojë makinën e tij, së cilës i dha një nxitje të re menjëherë pas përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Logoja e Ferrari-t
Kali i tërbuar është shfaqur për herë të parë në makinat Ferrari në vitin 1932, por origjinali i saj është marrë nga i afërmi i Enzos, Francesco Baraccia, një pilot ushtarak, që këtë logo e kishte të vendosur në avionin e tij dhe që ndërtoi një edhe për Ferrarin që tashmë është kthyer në një ikonë.

Pse Ferrari është i kuq?
Ju e keni vërë re që çdo makinë ka nga një ngjyrë të sajën simbol. Mercedesi ka si ngjyrë simbol të argjendtën, Jaguar është i gjelbërt, ndërsa Ferrari tradicionalisht është i kuq. Kjo pasi dikur, në garat me makina, secila prej tyre kishte ngjyrën e saj, për t’u dalluar nga të tjerat, por edhe nga pista. Edhe pse tani ka Ferrari me ngjyra të ndryshme, e kuqja ikonike mbetet simbol.

Të menduarit ndryshe të Enzo-s
Ata që kanë punuar me Enzo-n thonë që marrëdhënia me të ishte e vështirë. Gjatë jetës së tij ai bëri shumë armiq. Enzo kishte teoritë e tij, një prej te cilave ishte ajo që një shofer i pa sigurt është një shofer i shpejtë. Veç kësaj ai njihet për nxitjet që u bënte pilotëve të tij që këta të kundërviheshin me njëri-tjetri, në funksion të rritjes së konkurrencës dhe performancës. Motoja e jetës së Enzo-s ishte: “Mendo si fitimtar dhe vepro si fitimtar. Kështu ka shumë mundësi që ta arrish objektivit tënd”.

Ka ndikuar për lindjen e Lamborghini-t dhe GT40 Ford
Në fakt, marka tjetër e famshme italiane i ka pasur fillimet e veta ne prodhimin e traktorëve. Dikur flitet se Enzo dhe Ferruccio Lamborghini patën një debat dhe Ferrari e quajti atë një idiot që të bënte mirë të merrej me traktorët, në vend që të punonte për makinat e garave. Fyerja që i bëri Enzo, e detyroi Ferruccio Lamborghinit ti hynte punës dhe të sillte në jetë një tjetër makinë të famshme. Po kështu, Enzo ka pasur marrëdhënie jo te mira edhe me Henry Ford, themeluesin e markës së famshme amerikane. Ford kërkoi të blinte Ferrarin. Pas shumë negociatash, Enzo deklaroi se nuk do ta shiste më Ferrarin.

Makina më e shtrenjtë e shitur në botë është një Ferrari
Makina më e shtrenjtë e shitur në bote është pikërisht një Ferrari. Është fjala për Ferrari 250 GTO, shitur në vitin 2013 për 52 milion dollarë. Në fakt gjithnjë Ferrarit shiten me çmime rekorde. Jo më larg se këtë vit, një makinë e rrallë dhe historike, makinë garash Ferrari, është shitur për një çmim rekord, për plot 32 mln euro në një ankand në Paris. Organizatorët e ankandit thanë se Ferrari i vitit 1957 që ka emrin “335 Sport Scaglietti” është një makinat më të rralla dhe ikonike të garave në motorsport dhe është vetëm 1 nga 4 të tilla të prodhuara gjithsej.

Sportisti më i paguar në histori
Ruan rekordin për pagesën më të lartë të bërë deri më sot një sportisti. Është fjala për Michael Schumacher, që për dy vite me radhe është vlerësuar sipas Forbes si sportisti më i paguar ne bote me 110 milion dollarë. Një investim ky që ia vlejtur, pasi gjermani i famshëm e çoi Ferrari-n ne fitimin e pesë kampionateve radhazi mes viteve 2000 dhe 2004.

Shitjet
Ferrari ruan gjithnjë një prodhim të limituar. Kjo për të mbajtur lart interesin, por edhe çmimin. Për çdo seri prodhohen 499 makina të tilla dhe ato shiten menjëherë. Madje ka aq kërkesa, sa pronari më përpara e blen dhe më pas e shikon se çfarë ka blerë.

Jo vetëm makinat
Ferrari nuk ka vetëm makinat dhe garat. Kompania e famshme ka edhe drejtime të tjera që i sjellin asaj fitime të jashtëzakonshme. Ajo shet këpucë, veshje, parfume, prona etj, transmeton tiranaobserver.

Një Ferrari edhe në Vatikan
Në vitin 2004 Ferrari i dhuroi Vatikanit një makine te saj Enzo. Ajo ka një motor prej 6 litrash V12. Por një Papë nuk mund të lëvizte me një makinë kaq luksoze. Kështu që Papa Gjon Pali i Dytë e shiti në një ankand dhe paratë e fituara shkuan për të dëmtuarit e cunamit të po atij viti në Indonezi./VSH