10 KËSHILLA PËR NDËRMARRËSIT E RI!

1. Fokusohu, fokusohu, fokusohu
Shumë ndërmarrës të rinj (ata që për herë të parë hapin një biznes) e ndiejnë arsyen që të kërcejnë në çdo “mundësi” që u vije. Mundësitë shpesh janë tufë ujqish në mes të deleve. Shmangu që mos të të bien në gjurmë. Ballafaqimi me shumë veprime që ju i shihni si mundësi, do t’u zvogëlojë si efikasitetin po ashtu edhe produktivitetin. Bëje vetëm një gje, bëje në mënyrë të përkryer, e jo 10 gjera, asnjërën si duhet.

2. Dije se çka po bënë. Bëje atë që e di
Mos e fillo një biznes vetëm pse ju duket tërheqës, apo për shkak të mundësive të mëdha hipotetike për fitim. Bëje atë që e dëshiron. Biznesi i ndërtuar nga pikat tua të forta dhe nga talenti juaj, do të ketë një mundësi më të madhe për sukses. Është po ashtu e rëndësishme që të jeni të lumtur me menaxhimin e biznesit ditë e natë. Nëse zemra juaj nuk është në atë biznes, atëherë nuk do të keni sukses.

3. Thuaje atë për 30 sekonda ose mos e thuaj fare
Nga mundësia e takimit me një investues deri te një klient kuriozë, gjithnjë duhet të jeni gati ta përshkruani biznesin tuaj. Thuaje misionin tuaj, shërbimet dhe qëllimet në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Sa më pak, aq më mirë.

4. Dije se çka din, se çka nuk din dhe kush e din atë që ti nuk e din
Askush nuk din gjithçka, prandaj mos u sill sikur i din të gjitha. Rrethoje veten me këshilltar të cilët do të i ‘u ndihmojnë të bëheni një lider dhe biznesmen më i mirë. Gjejë njerëz të ditur, të suksesshëm, me të cilit ju keni interesa të përbashkëta dhe qëllime të biznesit të njëjta të cilët kanë vlera për të bashkëpunuar me ju.

5. Sillu si një fillestar
Harroni zyrat e sofistikuara, veturat e shpejta dhe llogaritë me shpenzime të mëdha. Kuleta juaj është gjaku i kompanisë suaj. Praktikojeni dhe përsoseni artin e të kursyerit. Shikoje çdo dollar dhe kontrolloje tri herë çdo shpenzim. Menaxhoje rrjedhën e parave tuaja në mënyrë efektive.

6. Mëso nën zjarr
Asnjë libër apo asnjë plan i biznesit nuk mund të parashikojë të ardhmen, apo t’ju përgatit plotësisht që të jeni një ndërmarrës i suksesshëm. Nuk ka diçka të tillë apo ndonjë planë të përkryer. Kurrë mos hyj në një biznes pa planifikuar, por mos prit muaj e vite për ta realizuar planin tuaj. Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni është të mësoni nga gabimet tuaja.- dhe kurrë mos i bëjë gabimet e njëjta dy herë.

7. Askush nuk do të j ‘u fal juve para
Askush nuk do të investojë në ju. Nëse ju duhet shumë e madhe e parave për të filluar projektin tuaj, ktheu në fazën përgatitore. Gjeje një pikë të fillimit, e jo të mbarimit. Zvogëlojë planet tua rreth shpenzimeve. Thjeshtësoje idenë deri sa ajo është e menaxhueshme si një fazë e hershme e projektit. Demonstroje vlerën tuaj para se të kërkoni investim. Nëse koncepti juaj është i suksesshëm, mundësitë tuaja për të siguruar kapital nga investuesit do të rriten shpejtë.

8. Bëhu i shëndetshëm
Ju premtojë se do të jeni më produktiv kur ju kujdeseni më shumë për veten tuaj. Ndërmarrësia është stil i jetës. Duke punuar në kulmin e lodhjes, do të ju rraskapit dhe do të ju bëjë më pak produktiv. Ha shëndetshëm, ushtro dhe gjejë kohë për veten.

9. Mos bjer viktimë e thashethemeve tua
Impresiono me veprime, jo me biseda. Mbështete biznesin tuaj në mënyrë entuziaste, por me shije. Shmange ekzagjerimin në arritjen e qëllimeve.

10. Dije se kur është koha për tu tërhequr
Kapiteni i mençur nuk fundoset bashkë me anijen. Dije se kur është koha për tu tërhequr. Nëse ideja e juaj nuk po ec mirë, vlerësoje se çfarë shkoi keq, dhe gabimet që janë bërë. Vlerësoje se çka është dashur të bëni ndryshe. Dështimi është i paevitueshëm, por një ndërmarrës i vërtetë do të mbizotërojë gjithmonë mbi vështirësi.

Artikulli paraprakKryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës
Artikulli vijuesKërkohet heqja e barrierave në mes bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë