100 urtësi botërore dhe shekullore

1- Ta ndezësh një qiri të vogël është më mirë se sa tërë ymrin tënd të mallkosh errësirën.

2- Mos u mërzit me dështimin tënd përderisa mundohesh të ngrihesh në këmbë përsëri.

3- Aq sa më shumë i shtohet kultura njeriut aq më tepër i shtohet fatkeqësia.

4- E mundshmja pyeti të pamundshmen: ku gjendesh? Tha: në ëndrrat e të paaftëve.

5- Një shtëpi pa libër është shtëpi pa shpirt.

6- Nuk është i fuqishëm ai që çdo herë fiton luftërat, kurse i dobët është ai që çdo herë e humbë paqen.

7- Llagapet nuk janë gjë tjetër përpos laureatë për ahmakët, kurse burrat e mëdhenj nuk kanë nevojë për emër tjetër përpos të tyrin.

8- Ai që do një pemë i do edhe degët e saja.

9- Nuk arrijmë në paqe me luftë por me mirëkuptim.

10- Nëse fshehët drejtësia nga rruzulli tokësor ekzistimi i njeriut nuk ka vlerë.

11- Lumturia nuk qëndron në bërjen vazhdimisht të asaj që e do por në dashjen e asaj që e bën.

12- Fatkeqësia më e madhe që e kaplon një njeri është të mbetet pa punë ose pa dashuri.

13- Turpi është bukuri te gruaja dhe vlerë te burri.

14- Mik i yti është ai që ti tregon gabimet tuaja, jo ai që i zbukuron ato për të fituar kënaqësinë tënde.

15- Miqësia është një pus që i shtohet thellësia sa herë që merr prej tij.

16- Buzëqeshja është një fjalë e mirë pa shkronja.

17- Mos mendo për atë që ke humbur që mos të humbësh atë që ke.

18- Ai që dakordohet me pak gjëra nga dynjaja i duken të lehta të gjitha vështirësitë.

19- Fjala e mirë është pasaportë për kalim në secilën zemër.

20- Sa herë që shtohet mburrja pakësohet lumturia.

21- Ndërgjegjja e rehatshme është jastëku më i mirë për pushim.

22- Ai që mbjell vepra të mira korrë falënderim.

23- Kopshti i mirë nuk është pa gjarpri.

24- Vetëm ymri sa më shumë që shtohet pakësohet.

25- Zemrat janë enë, buzët drynat, kurse gjuha çelësi, andaj secili njeri le të ruan çelësin e sekretit të tij.

26- Përvoja është krehri të cilin ta jep jeta, atëherë kur nuk ke flokë.

27- Pasuria është shërbëtor i mirë, por zotëri i prishur.

28- Madhëria e mendjes tënde të krijon ziliqarë, kurse madhëria e zemrës tënde të krijon miq.

29- Çasti i dhimbjes është një orë, kurse ora e kënaqësisë është një çast.

30- Nuk duhet të frikohesh nga zëri i plumbit, sepse plumbi që të vret nuk ia dëgjon zërin.

31- Djalli mund të bëhet melaqe, xhuxhi gjigant, lakuriqi shqiponjë, e errësira dritë, mirëpo vetëm para ahmakut dhe mendjelehtit.

32- Gruaja e ndal qortimin e burrit të vet për t’iu përgjigj telefonit.

33- Burri i ngratë! I dashi flokët e gjata të gruas së vet por doli se gjuhën e kishte edhe më të gjatë.

34- Nëse do të kuptosh realitetin e gruas shikoje atë symbyllazi.

35- Nëse ke dy bukë, haje njërën kurse me tjetrën blej lule.

36- Ai që bën gabim është insan e ai që insiston në gabim është shejtan.

37- Forca e zinxhirit vlerësohet sipas forcës së hallkës më të dobët.

38- Njeriu mund të jetojë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa bukë dy muaj, kurse pa ide shumë vite.

39- Gjysma e jetës na kalon duke hulumtuar pasurinë, suksesin dhe publicitetin, kurse gjysma tjetër na kalon duke kërkuar mjek.

40- Ai që blen gjërat që nuk i duhen i shet ato që i duhen.

41- Kur dikush e lavdëron dikë, pak kush i beson, kurse kur e shanë dikë të gjithë i besojnë.

42- Flenë gjumë të thellë ai që s’ka frikë se do ti humbë diçka.

43- Martesa vjen pa paralajmërim, ashtu sikurse bie pika e ngjyrës së zezë të stilolapsit në rrobat e njeriut.

44- Nuk ka njeri të dështuar, mirëpo ka njeri që ka filluar nga fundi dhe aty ka mbetur.

45- Shumë herë harxhohet pasuria duke e kërkuar pasurinë.

46- Nëse njerëzit do të ndaleshin të flasin për të mirat e veta dhe të këqijat e tjerëve, shumicën dërmuese e njerëzve do të bëheshin memec.

47- Fëmija lozë me jetën sa është i vogël pa e ditur se jeta do të lozë me te kur të rritet.

48- Pasionet tona janë sikur fëmijët tanë të vegjël, aq sa ma tolerantë jemi me ta aq më shumë i shtojnë kërkesat.

49- Zgjedhe fjalën para se ta thuash, jepi mjaft kohës pjekjes së fjalës, sepse edhe fjalët janë sikur frytet, kanë nevojë për mjaft kohë që të piqen.

50- Ruaju nga Fisniku kur ta nënçmosh, nga tinëzaku kur ta nderosh, nga i mençuri kur ta ngushtosh dhe nga ahmaku kur ta mëshirosh.

51- Lehtë është të nderojnë njerëzit, mirëpo më rëndë është të nderosh veten.

52- Ndihet i lumtur ai që lan fytyrën nga brengat, kokën nga angazhimet dhe trupin nga sëmundjet.

53- Kur të arrish në maje shiko poshtë që të shohësh ata që të kanë ndihmuar gjatë ngjitjes dhe shiko kah qielli që ti forcojë All-llahu këmbët në këtë vend.

54- Ai që jeton me dy fytyra vdes pa fytyrë.

55- Nëse të kërkon konsultim armiku jepi këshillë, sepse me konsultimin del nga armiqësia ndaj teje dhe bëhet mik i yti.

56- Nëse je i pasur ha kur të duash, kurse nëse je i varfër ja kur të mundesh.

57- Kur të thotë dikush se të donë si vëllanë e vet, kujtoje Kabilin dhe Habilin.

58- Fol kur të je i hidhëruar do të thuash fjalimin më të madh për të cilin do të pendohesh më së shumti ne jetën tënde.

59- Mos polemizo me njeri elokuent dhe mendjelehtë, elokuenti të fiton kurse mendjelehti të dëmton.

60- Sjellja e mirë t’i mbulon shumë të këqija, kurse sjellja e keqe t’i mbulon shumë të mira.

61- Martesa është marrëdhënie, ai jep, kurse gruaja merr.

62- Njeriu pa vlerë të privon nga izolimi dhe nuk të ofron ndejë të këndshme.

63- Pak dije me zbatim të saj është më e dobishme se shume dije me zbatim të vogël të saj.

64- Disa gra besojnë se martesa është rasti i vetëm për tu hakmarrë ndaj burrit.

65- Nëse dy qen zihen për një preh, e merr ujku të cilin e sjellin ulërimat e tyre.

66- Në martesë vetëm dy ditë janë të bukur: dita e hyrjes në gjerdek dhe dita e daljes prej tij.

67- Njeriut nuk i hahet mishi e as që i vishet lëkura, si mbetet asgjë përpos ëmbëlsisë së gjuhës.

68- Shëndet është gjëja që të bën të ndihesh se dita të cilën je duke e jetuar është koha më e mirë e vitit.

69- Nëse ke frikë nga vetmia mos u marto.

70- Fatura e telefonit është argumenti më i qartë se heshtja është më ekonomike se sa folja e shumtë.

71- Nuk është i varfër ai që posedon pak, por ai që kërkon shumë.

72- Më mirë është të vuash për shkak të drejtësisë se sa të shpërblehesh për shkak të gënjeshtrës.

73- S’ka dyshim se jeta do të dukej më e bukur dhe e shkëlqyeshme nëse lindeshim në të tetëdhjetat dhe me kalimin e viti i afroheshim të dymbëdhjetave.

74- Nuk është fisnikëri të më japësh atë që unë kam më shumë nevojë se ti, por fisnikëri është të më japësh atë që ti ke më shumë nevojë për te se unë.

75- Nëse një të varfëri i jep një peshk ia ke larguar urinë një ditë, kurse nëse e mëson të peshkon i ke larguar urinë për tërë jetën.

76- Qeni i lumtur e lëviz bishtin, kurse mynafiku gjuhën.

77- Kur e vendos burri të martohet, mund të jetë ky vendimi i fundit që i është lejuar ta marrë.

78- Njeriu i suksesshëm është ai që mbyll gojën para se të mbyllin tjetër veshët dhe i hap veshët para se tjerët të hapin gojën.

79- Mos lejo që edhe gjuha jote të participon me sytë e tu gjatë gjuajtjes së mangësive të tjerëve, mos harro se edhe ata janë si ti, kanë sy dhe gjuhë.

80- Ai që i hip të vërtetës i fiton njerëzit.

81- Nuk shiten drunjtë pa i pre e as peshku në det.

82- Kur të ecë dembelia në rruge patjetër pas i shkon varfëria.

83- Të vdes i dashur është më mirë për mua se sa të jetoj i urrjetur.

84- Nëse dëshiron ta rruash një shok, bëhu ti shoku i parë.

85- Bëhu dëgjues i mirë nëse dëshiron të bëhesh bisedues i këndshëm.

86- Vrimat e çorapeve vetëm këpucët i dinë.

87- Pemën pa fryte nuk e gjuan askush me gurë.

88- Më lehtë njeriu i beson një gënjeshtre që e ka dëgjuar një mijë herë se një të vërtete që se ka dëgjuar më herët.

89- S’ka ma trim se një at i verbër.

90- Ruaju nga dera që ka shumë çelësa.

91- Nëse ahmakut i jep thike je bërë vrasës.

92- Nuk është me rëndësi të duash por kënd e do.

93- Shumë lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe.

94- Krejt errësira e botës nuk mund të fshehin dritën e një qiriu të ndezur.

95- Më mirë të pyesësh dy herë se të gabosh një herë.

96- Kush bën mëkat duke qeshë hyn në zjarr duke qarë.

97- Mjafton t’ia tregosh shkopin qenit të rrahur.

98- Pendla e bukur nuk mjafton të bëjë shpezë të bukur.

99- Tallet me plagën secili që nuk e di dhimbjen.

100- Vazhdoje….

Përktheu: Bekir Halimi/ISLAM.MK/kohaislame

Artikulli paraprakNë SHBA, çdo i dhjeti i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm
Artikulli vijuesVdekja e vërtetë e dijetarëve