Vdekja e vërtetë e dijetarëve

Nxënësi i dijes duhet të jetë serioz dhe të përpiqet shumë në rrugën e nxënies së diturisë duke ia shoqëruar kësaj edhe devotshmërinë, vërtetësinë, sinqeritetin dhe adhurimin e shumtë për Allahun, subhanehu ve teala, saqë hoxhallarët e tyre të lënë pasardhës të mirë. Ymeti sot vlon prej fitneve dhe njerëzve epsharak dhe prej atyre që dëshirojnë ta shtrembërojnë rrugën e kësaj feje.

Sulejmani, rahimehullah, thotë:

“Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi përderisa mbetet i pari nga i cili mëson tjetri, e nëse vdes i pari para se të mëson nga ai tjetri shkatërrohen tërë njerëzit”. (Tefsir Begaviu, 4/327).

قَالَ سُلَيْمَانُ : لَا يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا بَقِيَ الْأَوَّلُ حَتَّى يَتَعَلَّمَ الْآخِرُ، فَإِذَا هَلَكَ الْأَوَّلُ قَبْلَ أَنْ يَتَعَلَّمَ الْآخِرُ هَلَكَ النَّاسُ .

تفسير البغوي (4/327)

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

« ولا تزال طائفة من أمته على الحق ظاهرين لا يضرهم من خذلهم ولا من خالفهم حتى يأتي أمر الله وهم على ذلك »

“Do të mbetet një palë e Ymetit tim e kapur për të vërtetën dhe ngadhënjimtar me te, atyre nuk u bëjnë dëm ata që i tradhtojnë e as ata që i kundërshtojnë gjersa të vijë urdhri i Allahut e ti gjejë ata në atë gjendje”.

Ebu Davudi, shejh Albani e vlerëson si autentik.

Allahun e lusim të na furnizojë me dituri të dobishëm dhe vepra të mira dhe ti lehtësojë këtij Ymeti njerëz me të cilët na ruhet feja, ngadhënjejnë adhuruesit, e poshtërohen zullumqarët, sepse Ai është Bujar, Fisnik, Përdëllestar dhe i Mëshirshëm”.

Përktheu: Bekir Halimi/ISLAM.MK/kohaislame

Artikulli paraprak100 urtësi botërore dhe shekullore
Artikulli vijuesA e dini se…