15 mijë veta falën namazin e xhenazes të Muhamed Alisë

Legjendës së boksit Muhamed Ali i është falur namazi i xhenazes në qytetin Louisville. Në shumë vende në qytetin e tij të lindjes janë vendosur kurora me lule nën tablotë në të cilat është shkruar biografia e sportistit me fame botërore. Nën lulet janë vendosur edhe dorëzat e boksit. Një numër i madh i personave kanë marrë pjesë në faljen e namazit të xhenazes që ka filluar sot në orën 12 në Lousivilleu ku jetojnë rreth 600 mijë banorë. Xhenazja u fal nga afro 15 mijë besimtarë, mes të cilëve edhe presidenti i Turqisë, Reçep Tayyip Erdogan.

Falje e namazit të xhenazes e kreu hoxha Zaid Shakir i cili për AA tha se me vdekjen e Alisë, bota islame ka humbur një vlerë të madhe. Ai ka shtuar se ali ka qenë inspirim për shumë persona në mbarë botën dhe kjo është arsyeja që sot në Lousivilleu kanë ardhur shumë persona për tu përshëndetur me të.

 

 

Artikulli paraprakMuhamed Ali, jo vetem boksier por dhe thirres ne Islam (Foto)
Artikulli vijuesMuhamed Ali kishte lënë testament që patjetër t’i falet namazi i xhenazes.